Durrës/ Sherr me thika për parkimin, masakrohen për vdekje 3 punëtorët e një rezervati

skene-krimi1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ku pas një sherri me thika për parkimin e një mjeti, 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrushkull rreth orës 13:20, ndërsa të vdekur kanë mbetur shtetasit Lulzim Qano, 40 vjeç dhe Yzedin Shallari, 60 vjeç, kurse i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur 50-vjeçari Eduart Xhaferi.

Mësohet se tre personat janë punonjës të një rezervati në Rrushkull dhe u konfliktuan pas një sherri të çastit, për parkimin e një automjeti pranë rezervatit ku ata punonin. Nga konflikti me thika, 40-vjeçari Qano ndërroi jetë menjëherë, pasi mori disa goditje fatale, ndërsa Yzedin Shallari dhe Eduart Xhaferi u transportuan me urgjencë në spitalin rajon të Durrësit. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Yzedin Shallari nuk mundi që të mbijetojë, ndërsa Xhaferri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë për jetën. Pas marrjes së këtij informacioni, forca të shumta policore shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Ndërkohë, burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se njëri nga viktimat, Lulzim Qano, mësohet se ka pasur probleme mendore. Sipas dëshmive të para nga fqinjët, Lulzimin e mbanin të lidhur në periudhat që kishte probleme mendore. Konflikti mësohet se nisi nga 40-vjeçari Lulëzim Qano dhe ka ndodhur për parkimin e një mjeti pranë rezervatit ku ata ishin të punësuar. Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje edhe punonjësit e tjerë të rezervatit për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe shkaqet se përse u konfliktuan Yzedin Shallari me Lulzim Qano. Yzedin Shallari dhe Lulzim Qano banonin në Durrës, ndërsa udhëtonin çdo ditë nga qyteti në fshatin Rrushkull ku punonin në rezervat. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, Xhaferri dhe Shallari ishin shokë me njëri-tjetrin, dhe mësohet se konflikti ka nisur nga 40-vjeçari Qano i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Xhaferri fillimisht u transportua në spital, por nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra.

Policia

Policia e Durrësit njoftoi ditën e djeshme se pas një përleshjeje me thika mes tre personave në fshatin Rrushkull, 2 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Policia është njoftuar nga mjekët e Spitalit të Durrësit për ngjarjen, pasi një prej të plagosurve humbi jetën në ambientet e spitalit, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë. “Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në spital efektivet e policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Yzedin Shallari, rreth 60 vjeç dhe Eduart Xhaferi, 50 vjeç. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin Lulzim Qano, 40 vjeç. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me thikë me njëri-tjetrin. Për pasojë 40-vjeçari Qano ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë janë transportuar në spitalin Rajonal të Durrës, atje ku ka humbur jetën 60-vjeçari Shallari, ndërsa Xhaferi ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, mbyllet njoftimi i policisë së Durrësit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Disa mënyra se si të flini brenda pak minutave

Të gjithë e dimë se një gotë me qumësht të ngrohtë pas...
Read More