Dy aksidente të rënda në Tiranë dhe në Durrës



aksident-autostrada-tirane-durres1490557377

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Një automjet ka përplasur për vdekje një qytetar që po tentonte të kalonte në anë tjetër të rrugës. Makina u largua nga vendngjarja, ndërkohë që policia do të marrë kamerat e sigurisë së bizneseve për të identifikuar mjetin.

Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të kthesës pranë varrezave të Sharrës në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i motorit ka qenë kundravajtje në momentin kur është përplasur me një automjet tip “Ford”. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Krerë partish të pasuksesshëm, por ende në detyrë

Merkel ka humbur, Horst Seehofer po ashtu, Martin Schulz as që bëhet...
Read More