Dy artistë shqiptarë dhe një kryeministër në Venecia

Ravel i Anri SalesTre shqiptarë në Bienalen e Venecias, nën konceptin e këtij edicioni “Viva arte Viva”. Bienalja Ndërkombëtare e Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e arteve pamore do të hapë siparin më 13 maj, për të vazhduar deri më 26 nëntor të këtij viti. Ekspozita e kuruar nga Christine Macell fokusohet në konflikte, trazira dhe zgjidhje problemesh. “Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore…”

Krahas dy pavijoneve në Bienalen e Artit në Venecia, janë edhe tre artistë shqiptarë që i bashkohen ekspozitës së arteve pamore në Bienalen e Venecias, në përgjigje të ‘stofit’ konceptual të një vendi ideal për reflektim në “Viva arte Viva”.

Emrat e pjesëmarrjes krahas kryeministrit, Edi Rama janë edhe të Anri Salës e Petrit Halilaj nga Kosova. Ekspozita e kuruar nga Christine Macel fokusohet në konflikte, trazira dhe zgjidhje problemesh.

“Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore. Është vendi ideal për reflektim, krijimtarinë individuale, lirinë dhe pyetjet themelore. Është një ‘po’ ndaj jetës, edhe pse një ‘por’ i qëndron nganjëherë përkrah. Më shumë se kurdo, roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë të domosdoshëm në kuadrin e debatit bashkëkohor”, është shprehur kuratorja Macel lidhur me temën e këtij edicioni. “Viva arte Viva” është menduar si një ekspozitë me artistët, nga artistët dhe për artistët.

Rama dhe Anri Sala do të jenë të vetmit artistë që do të kenë një ekspozitë të plotë në qendër të Venecias nën kurimin e Christine Macel.

Zyrtarisht, vendimi është marrë në dhjetor të 2016, që Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 57-të të ekspozitës ndërkombëtare të artit në Venecia nga artisti Leonard Qylafi.

“Ndodhi në kohën e tashme” quhet projekti që do të prezantojë artisti Qylafi, nën kurimin e Vanessa Joan Müller. Ky projekt u përzgjodh nëpërmjet një thirrjeje të hapur për projekt-propozime (5 tetor-1 dhjetor 2016), shpallur nga Ministria e Kulturës, në rolin e komisionerit të Pavijonit Shqiptar.

Juria Ndërkombëtare vlerësoi në Tiranë me shumicë votash projektin “Ndodhi në kohën e tashme”, duke gjykuar se ky projekt përmbush kriteret e parashtruara në thirrjen e hapur të Ministrisë.

“Juria gjykoi se është e rëndësishme që Pavijoni Shqiptar të prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë bashkëkohore. Qylafi prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim sa politik, aq edhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura”, thuhet në motivacionin që shoqëron projektin fitues.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Ja defteri osman që fsheh rininë e Skënderbeut

Prof. dr. Ferit Duka, historiani osmanolog, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale...
Read More