Dy atentate kamikaze kundër policisë dhe shërbimeve sekrete

atentat

Talebanët afganë morën përsipër përgjegjësinë për dy atentate të kryera në Kabul, njëri prej të cilëve, me një autoveturë të mbushur me eksploziv, kishte si shënjestër një rajon policie dhe tjetri një qendër të shërbimeve sekrete duke shkaktuar disa dhjetëra të plagosur, sipas burimeve zyrtare.

Sipas një bilanci paraprak bëhet fjalë për një të vdekur dhe 35 të plagosur.

“Sulmi i parë, më i fuqishëm, kryer në perëndim të kryeqytetit afgan nga një kamikaz me automjetin e tij ndodhi rreth orës lokale 12:30 (08:00 GMT) në ambjentet e rajonit të policisë PD6” theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najibullah Danish.

“Sulmi i dytë u krye pesë minuta pas të parit në orën lokale 12:35 (8:05 GMT) nga një kamikaz kundër një qendre të shërbimeve sekrete (NDS) në juglindje të qytetit”, shtoi zëdhënësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vrau për kushuririn, arrestohet 24-vjeçari që qëlloi për vdekje moshatarin dhe 3 bashkëpunëtorët

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue...
Read More