Dy kolosët e valles shqiptare, Çeliku e Cingu marrin ‘Nderi i Kombit’

Presidenti i Republikës Ilir Meta, dekoron Rexhep Çelikun dhe Liljana Cingun, dy kolosët e valles shqiptare popullore me dekoraten e lartë “Nderi i Kombit”. Në një ceremoni në presdiencë, kreu i shtetit vlerësoi artistët e shquar të valles dhe kulturës shqiptare.

0-1

Picture 1 of 8

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nderi i Kombit’ dy valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu për kontributin ndër vite.

Valltarët Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, kanë falënderuar Metën për dekoratën, ndërsa e kanë cilësuar si një vlerësim për të gjithë trupën.

“Falenderoj Presidentin për dekoratën. Është një gjë shumë e vlefshme, jo vetëm për mua, por për të gjithë kolektivin që kemi punuar”,- u shpreh Çeliku.

Meta i cilësoi si dy artistë të jashtëzakonshëm.

“Dua të falënderoj dy artistët tanë të jashtëzakonshëm, e lartësojnë këtë dekoratë. Dua t’i kujtoj ansamblit që ka mjaft punë këtë vit të ‘Skënderbeut’ si brenda dhe jashtë vendit”,- përfundoi kreu i shtetit.

Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu, janë dy valltarë të njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hapa di të bëjë vetëm zemra

Shënime për romanin “Kokoro” të Natsume Soseki, “Ombra GVG” 2017/Rrëfimi i Sosekit...
Read More