Dy Koretë po shkojnë drejt luftës?

Koreja e Jugut ka kryer një stërvitje raketash që simulon një sulm në vendin bërthamor të Koresë së Veriut, si kundërpërgjigje ndaj testit të gjashtë të Penianit.

Ushtrimi i zhvilluar live ka përfshirë raketa balistike të nisura nga avionët luftarakë dhe nga toka.

Ky ushtrim erdhi pasi shefi i mbrojtjes i SHBA James Mattis paralajmëroi se çdo kërcënim ndaj SHBA-ve ose aleatëve të saj nga ana e Penianit do të pasohej me një “reagim masiv ushtarak”.

Veriu thotë se ka testuar një bombë hidrogjeni që mund të përshtatet me një raketë me rreze të gjatë.

Peniani ka sfiduar në mënyrë të përsëritur sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar duke zhvilluar armë bërthamore dhe raketa testuese dhe provokimet vetëm sa janë intensifikuar.

Gjatë dy muajve të fundit, Koreja e Veriut ka kryer teste raketore interkontinentale balistike, duke dërguar një mbi Japoninë kontinentale në Oqeanin Paqësor. Ajo gjithashtu ka kërcënuar se do të dërgojë raketa drejt territorit amerikan të Guamut në Paqësor.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të hënën për të diskutuar për krizen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vritet në një sulm ajror “truri” i sulmeve në “Charlie Hebdo”

Një lider i Shtetit Islamik, i konsideruar “truri” i sulmeve ndaj redaksisë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.