Dy maska natyrale që forcojnë ngjyrën e flokëve të lyer pa qenë nevojë të shkoni tek parukieri

Sa herë që ndiheni poshtë me humorin apo doni të shkëputeni nga ndonjë gjendje emocionale e caktuar, gjëja e parë që bëni është të trokisni në derën e parukieres suaj të dashur. Një ndryshim në look, një prerje dhe një ngjyrë e re është pikërisht ajo që duhet. Por nëse ngjyra duket bukur ditët e para, nuk mund të thoni të njëjtën gjë nga mesi i muajit kur flokët duken si të shpëlarë dhe pa jetë. Për këtë arsye, Living ju njeh me dy maska natyrale që riforcojnë ngjyrën e flokëve.

1.Maskë me vezë, vaj ulliri dhe mjaltë: Në një enë shtoni një vezë, një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë dhe përziejini derisa maska të bëhet homogjene. Më pas njomni flokët me ujë të vakët dhe me anë të një furçe lyeni flokun në të gjithë gjatësinë e tij. Më pas mbështillni kokën me një qese ose peshqir dhe mbajeni për 30 minuta. Kjo maskë forcon flokët dhe u kthen atyre ngjyrën e zbehur.

2.Maskë me balsam flokësh, mjaltë dhe kanellë: Maska e dytë përdoret për çfarëdo lloj floku dhe pas disa aplikimeve do t’u kthejë atyre ngjyrën sikur t’i kishit lyer në parukeri. Në një gotë shtoni 4 lugë çaji kanellë, dy lugë gjelle mjaltë dhe balsam flokësh. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të treten me njërit-tjetrin dhe shtoni masën në një shishe sprucator. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të qëndrojë kështu për rreth 2 deri në 3 orë, pastaj lajini si zakonisht. Floku juaj do të duket më i shëndetshëm se kurrë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy gra nga Tirana denoncojnë bashkëshortët në polici: Na dhunojnë

Nuk janë të pakta rastet e dhunës në familje, ndërkohë që viktima...
Read More