Dy milionë besimtarë myslimanë në Mekë


Plot 2 milionë pelegrinë kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin islamik të Haxhit, më i madhi i këtij lloji në botë.

Këtë vit, dita e parë e pelegrinazhit është data 30 gusht dhe data e përfundimit është 4 shtatori, sipas konfirmimit të Gjykatës të Lartë të Arabisë Saudite.

Për të përfunduar një nga shtyllat e Islamit, të gjithë myslimanëve i kërkohet të bëjnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetë, nëse kanë mjetet e duhura për ta përmbushur.

Pelegrinët nga Irani do të lejohen sërish të marrin pjesë këtë vit, pasi autoritetet vendosën e heqjen e ndalimit të udhëtimit për qytetarët iranianë drejt Mekës.

Kjo masë erdhi pas trazirave të shkaktuara në pelegrinazhin e vitit 2015, ku më shumë se 2,400 pelegrinë humbën jetën, përfshi këtu 464 iranianë.

Ngjarja nxiti akuza të hidhura mes dy popujve për ruajtjen e vendeve të shenjta të shenjta të Mekës dhe Medinës nga Arabia Saudite.

Tensionet janë shtuar teksa të dy palët kanë mbështetur krahet e kundërta luftuese në Siri, Jemen dhe në të tjera vende tw konfliktuara. Përveç Iranit, Arabia Saudite ka hapur gjithashtu kufinjtë e saj edhe për pelegrinët nga Katari.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Policia rrethon redaksinë e gazetës ‘Koha Jonë’. Deklarata në polici e botuesit Nikollë Lesi

Forca të shumta policore rrethuan në orët e para të mbrëmjes së...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.