Dy të vdekur pas tërmetit në ishujt grekë dhe Turqi

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi në tërmet me magnitudë 6,7 ballë Rihter goditi ishullin grek Kos, njoftoi sot një kryetar bashkie.

”Tërmeti goditi ishujt grekë Dhodhekanisi dhe qytetin jugperëndimor bregdetar turk, Bodrum, në orën lokale 01:31, në një thellësi prej 10 kilometrash”, sipas US Geological Survey.

tërmeti 1

Picture 1 of 14

Dhjetëra pasgoditje u njoftuan gjithashtu nga dëshmitarët.

”Dy viktimat ishin të rinj, të cilëve u ra mbi kokë tavani i një lokali”, tha kryetari i bashkisë së Kosit, Jorgos Qiricis.

Qendra i ishullit Kos është shtëpia e qindra bareve dhe lokaleve turistike.

Ndërkohë, një mjek në Kos tha se kishin trajtuar më shumë se 100 të plagosur nga tërmeti.

Në Turqi, guvenatori i Muglas, Esengul Civelek tha se nuk kishte patur viktima apo dëme materiale.

Në qytet u raportuan vetëm disa përmbytje pas një cunami të vogël.

“Mos shkoni në plazhe apo në ndërtesat e banuara dhe ndiqni këshillat e autoriteteve”, njoftoi në Twitter Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Tërmet vdekjeprurës pranë Greqisë dhe Turqisë

Një tërmet i fuqishëm goditi ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje, duke vrarë së paku dy njerëz në ishullin Kos të Greqisë, plagosur mbi 100 dhe duke dëmtuar ndërtesa.

Kryetari i qytetit Kos, Giorgos Kyritsis, dha bilancin e viktimave.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti me fuqi prej 6.7 shkallësh të Richterit e ka pasur epiqendrën dhjetë kilometra në jug të qytetit Bodrum të Turqisë.

Disa persona në Bodrum po ashtu janë plagosur.

Turqia dhe Greqia shtrihen pranë pllakave tektonike dhe goditen rregullisht nga tërmetet.

Tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17,000 njerëz.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo është arsyeja pse femrat zgjohen me nerva në mëngjes

Femrat kanë dy herë më shumë nevojë për gjumë në krahasim me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *