Dy vite burg për 28- vjeçaren, akuzohet për kanosje dhe dhunë



pranga

Gjykata e Krimeve të Rënda, Elbasan vuri në pranga dhe dhe shpalli vendimin pendal të dënimit me dy vite burg për shtetasen Xhensila Bylyku, 28- vjeç, me akuzën e “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Xhensila Bylyku është dënuar në mungesë për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim. Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në Facebook se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam rregjistruar bisedat e do t’ja nis bashkëshortes.Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet t’i dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në facebook.I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërisht dhe më tha që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”, shprehet kallëzuesi në materialet hetimore.

Policia raporton:

Më datë 27.04.2017, u bë ekzekutimi i vendimi penal për shtetasen Xhensila Bylyku, 28 vjeç, banuese në Elbasan, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia ‘pushton’ rrugët të fshijë parrullat. Ja çfarë shkruhet

Historia përsëritet. Nuk është filmi “Lulekuqet mbi mure”, por jemi në Tiranën...
Read More