Dy vjet burg për drejtuesin e grupit të hakerëve në Rusi

Një gjykatë ruse dënoi udhëheqësin e një grupi të hakerëve me dy vjet heqje lirie, pas sulmeve në llogaritë e zyrtarëve të lartë në rrjetet shoqërore.

Vladimir Anikejev, i cili udhëheq grupin e hakerëve Hampti-Dampti, është akuzuar për sulm në llogarinë Twitter të kryeministrit rus Dmitri Medvedev. Anikejev, i cili ndodhet në paraburgim që nga arrestimi në tetor 2016, akuzohet se ka pasur qasje të paautorizuar në të dhënat e kryeministrit rus.

Grupi i hakerëve në vitin 2014 ka marrë përgjegjësinë për sulmin në llogarinë Twitter të kryeministrit rus. Grupi në emër të Medvedev ka shkruar porosinë se ai po e lëshon postin e tij të kryeministrit për t’u bërë fotograf. Në këtë porosi ishte kritikuar presidenti rus Vladimir Putin.

Ndryshe, grupi fillimisht ishte prezantuar si grup i hakerëve kundër Kremlinit, por disa hakerë më vonë pranuan se u kanë shitur informacione atyre që iu kanë ofruar më tepër para.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vlorë/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për një plagosje në 2011

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dënuar për plagosje të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *