Dybala dhe Higuain pranë largimit?!

Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klube të të tjera.

E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.

Para pak ditësh, dy argjentinasit që i dhuruan titullin e 7-të radhazi Juves, dolën në shitje nga zërat e merkatos, por ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjve Giuseppe Marotta, i cili ka sqaruar edhe situatën e dy sulmuesve, raporton TCH.

“A do të qëndrojnë me 100% edhe për sezonin e ardhshëm? Juventusi nuk është mësuar të shesë lojtarë, e bën një gjë të të tillë vetëm nëse e kërkojnë vetë ata. E deri më sot nga Higuain dhe Dybala nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë”, ka deklaruar Marotta për mediat italiane.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Elizabeta II bëri diçka të veçantë në funeralin e Princeshës Diana

Princesha Diana u nderua me një funeral publik më 6 shtator 1997,...
Read More