Dyshohet se Koreja e Veriore po ndërton një nëndetëse që mund të hedh raketa bërthamore

Imazhe të reja satelitore në bazën detare të Koresë së Veriut tregojnë s Pyongyang ka vendosur që ta ndërtojë një nëndetëse me raketa balistike si presion ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Këtë imazhe janë marrë në një bazë amerikane në Korenë Jugore.

Në raport thuhet se pamjet duket të jetë pjesë e një anijeje nëntokësore dhe sugjeron se mund të ndërtohet një nëndetëse të re, ndoshta një nëndetëse që mund të bartë raketa balistike interkontinentale, SINPO-C .

Koreja Veriore po garon për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të arritur në SHBA, duke shkaktuar një krizë të madhe në të cilën Trump nuk ka përjashtuar si opsion as forcën ushtarake.

Nga ana tjetër, dyshohet se Koreja Veriore është duke punuar në ndërtimin e një raketë me karburant të ngurtë për nisjen e nëndetëseve.

Kim Jong-un ka kryer dhjetëra teste raketore këtë vit, si dhe testin e tij më të madh nuklear.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nami në Tiranë! Përmbytet qendra tregtare. Qytetarët, thirrje për ndihmë

Në qendrën tregtare City Park, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka...
Read More