E arrestojnë me padi të gruas. Ai kërkon “dua gruan në shtëpi”

Në prangat e policisë, ditën e djeshme është vënë Lik Dedaj 53 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, i dënuar më parë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai akuzohet se në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D. 37 vjeçe.

Por kjo nuk është hera e parë dhe e vetme që Dedaj dhunon bashkëshorten e tij. Historia e këtij çifti është bërë publike 3 javë më parë në media.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer më 30 qershor të këtij viti historinë e saj dramatike, nga lidhja me një burrë të martuar, bashkëjetesën e saj në një shtëpi me gruan e tij dhe deri tek urdhrat e mbrojtjes për shkak të dhunës.

Ajo ka pohuar live në televizion se ka më shumë se 7 vite që dhunohet në mënyrë barbare nga bashkëshorti. Dhe sërish pa kaluar ende një muaj, bashkëshorti ka vënë përsëri dorë ndaj saj.

Rrëfimi

“Me burrin e parë u ndava ashtu kot. Më nxori jashtë prej flokësh. Ishte martesë me mblesëri. Burrin e dytë e njoha vetë. U njohëm përmes nuses së dajës time. Më dha numrin e telefonit. Ai mu vardis. E dija që ishte i martuar. E dija që kishte djalë. Edhe pse ishte i martuar rashë në dashuri. E mora se mu vardis. Ai nuk u divorcua, por ne jetuam të dyja gratë në një shtëpi. Ajo u gëzua në një farë mënyrë, se ai u largua e dhunonte. Kam jetuar gati 6 vite me nusen e tij dhe me djalin. Ajo jetonte vetëm në një dhomë më djalin. Unë me burrin. Hanim dhe pinim bashkë. Por erdha se ai mu vardiste. Njëherë ika nga shtëpia, por erdhi mu lut. Kur ikëm në Greqi, unë rashë në burg se unë isha pa dokumente. Të gjitha gjërat i bënte ajo. Unë nuk pyetesha.

Ai e dhunonte se nuk e donte. Ajo nuk largohej nga shtëpia, ndaj e dhunonte. Unë dhunohesha nga xhelozia, se ai merrej me llafe. Dëgjonte njerëzit. Por vetëm para një viti bëra celebrimet se ngaqë ishte i martuar me atë tjetrën. Pasi dhe unë isha e martuar ende dhe nuk e kisha bërë celebrimin me burrin e parë. Më dhunonte, kam dhe urdhra mbrojtjeje. Të fundit e kam në datën 27”, tha Lindita.

Në një kohë kur 37-vjeçarja denoncoi dhunën e burrit të saj, me të cilin ka dy fëmijë, vjen dhe reagimi i tij live në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Lindita u përball me bashkëshortin e saj, ku ai mohoi kategorikisht akuzat e saj ndaj tij. Lik Dedaj në një lidhje telefonike pohoi se nuk e kishte dhunuar më gruan, ndërsa e shkuara për të ishte mbyllur. Ai shkoi edhe më tej me akuzat ndaj saj, ndërsa theksoi se ajo rrinte rrugëve dhe se i kishte marrë lekët dhe ishte larguar nga shtëpia.

“Unë e di se kam një grua, me dy fëmijë. Jo dy gra. Madje i kam sjell dhe lekë në shtëpi, se jam në Itali. Ajo më mori lekët dhe iku nga shtëpia. Unë kam qenë i divorcuar para 6 vitesh. Vjet jemi martuar me dokumente, në dhjetor, se ka qenë e martuar. S’e kam dhunuar tani, jam në Itali. Ato që ikën, ikën. Gruan e dua tek shtëpia, atje e kam lënë. Ajo mori lekët dhe bridhte nga Babrruja. Ça donte andej ajo? Del në internet, bën foto. Nëse unë jam fajtor ndaj asaj femre nuk pranon dënim, por varje. Nuk e kam dhunuar, ajo është larguar nga shtëpia. Ajo luan rrugëve”, tha bashkëshorti i Linditës, i cili aktualisht është emigrant në Itali.

Shkruar Nga
More from Revista User

Eneda Tarifa rrëfen: “Nuk jemi të përjetshëm, të pazëvendësueshëm…”

Eneda Tarifa për 6 vite ishte moderatore e spektaklit humoristik ‘Portokalli’, por...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *