E dashura u hodh nga kati i 8, deklarata e bashkëjetuesit në Polici: Ajo vetëm qante

Pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku vajza 19-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, policia ka shoqëruar personin me të cilin ajo bashkëjetonte.

Në momentin e shoqërimit në policia, i dashuri i saj Artur Çala, 33 vjeç, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

“Ajo vetëm qante, nuk e kuptoja dot se çfarë kishte”, ka thënë ai para policisë në gjendje të tronditur.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, por dëshmia e 33-vjeçarit pritet të hedhë më shumë dritë mbi të.

Njoftimi i shoqërimit

“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja S.B, 19 vjeçe, banuese në Kuçovë. Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin A.Ç, 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidentohet 6-vjeçarja, arrestohet 17-vjeçari në Klos

Uniformat blu të Matit kanë arrestuar një 17-vjeçar pasi aksidentoi lehtë një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *