E dinte magjistare, helmon vjehrrën dhe rrëfehet tek hoxha, por ai…

 

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.

Në fakt, ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë. Me Marjanën në burg, e cila i ka lënë të bijën gjashtëmuajshe, i ati s’ka më fjalë.

“Jam mërzitur shumë për vdekjen e saj. Por, unë nuk e dija që kishin këto probleme kështu. Vajza e mori një goditje, nuk ka qenë mirë pas asaj kohe”, thotë Haki Cmeta.

Pas vdekjes së Liries, që rezultoi në fakt se ishte helmuar me fotoksinë në lëng portokalli nga nusja, të dyja familjet, njëra nga Zall-Mneri dhe tjetra nga Priska e ndërprenë miqësinë.

Oltiani, ish-bashkëshorti dhe djali i të ndjerës nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa. Pasi varrosi të ëmën u vu në kërkim të së vërtetës.

“Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat uk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje.

Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që “magjistarja duhet dënuar”. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që “do ta vras magjistaren”, tregon Oltiani.

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

“Më shumë ishte frika e këtij hoxhës që na pati thënë të mos tregojmë”,- deklaroi Oltiani më tej.

Me familjen të shkatërruar dhe të atin në burg për moskallëzim krimi, Oltiani kujton se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.

Ditën e ngjarjes, Lirija kishte ardhur të shiste qumësht dhe nuse e vjehrrë janë gjetur vetëm.

“Erdhi Mariana më thirri e më tha; o xhaxh hajde se i ka rënë të fikët mamit! Hyra në shtëpi me vrap tek dhoma e gjumit e Liries e kam gjetur në pozicion të ulur (në dysheme dhe mbështetur tek krevati i fjetjes). I thashë (Marianës) çfarë ka Liria? Më tha, që i ka rënë ajo (mbajtësja) e perdes”, tregon Vehbi Lami, kunati i të ndjerës.

Kjo çështje po hetohet nga Krimet e Rënda dhe përveç nuses vrasëse në burg janë edhe tre burra që nuk kanë kallëzuar krimin, hoxha dhe të afërmit e viktimës që panë videon, por heshtën nga turpi i të tjerëve./TCH/

Shkruar Nga
More from Redaksia

Krimi/ Shkodër, ish-komandoja autori i plagosjes së 21-vjeçarit

  Policia është ende në kërkim të Admir Dekovit, 35 -vjeçarit që...
Read More