E frikshme në Fushë-Krujë, gjarpërinjtë futen në shtëpitë e përmbytura. Banorët në panik

Disa familje në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë ndodhen nën ujë, si pasojë e nivelit të lartë të reshjeve të shiut. Dhjetëra banesa ndodhen nën ujë, ndërsa një banore e këtij fshati ka kërkuar ndihmë në “News 24”.

Qytetarja shkruan se në fshatin Murqinë, në njërën nga banesat e përmbytura, kanë hyrë edhe gjarpërinj. Ajo shkruan se në këtë fshat ka të moshuar dhe persona të sëmurë, të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Qytetarja thotë se gjarpërinjtë kanë pickuar banorët e një shtëpie në këtë fshat.

Ajo bën apel për ndihmë dhe kërkon ndërhyrjen e ushtrisë.

“Ju lutem, në fshatin Murqinë të shkojë ushtria. Ka pleq edhe të sëmurë që janë në ujë. U janë futur gjarpërinjtë brenda, e i ka hëngër. Ju lutem të përgjigjet dikush, a mund t’i ndihmoni të shkojë për ndihmë ushtria. Ne nuk kemi komunikim me to”, shkruan qytetarja.

Shkruar Nga
More from Revista User

IKMT gjobit IMT e bashkive

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përgjatë kontrolleve të ushtruara në bashkitë...
Read More