E frikshme: Qitësi më i mirë i Forcave Komando ekzekutoi grupin e Vis Martinit

Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Ibrahim Rugova”,

Personat e shpallur në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Ky i fundit mendohet se ka kryer vrasjet. Sipas Vizion Plus, ai është qitësi më i mirë i Forcave Komando.

Gazetari Artan Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinit është një komando, i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i Forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock, që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martini është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë. Autori ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishike. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë. Prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim, sot është në kërkim”.

Dy grupet e përfshira në konflikt me armë kanë qenë në dy tavolina të ndryshme brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda.

Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në ambientet e “Monopol”, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës. Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën.

Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton. Në këtë moment regjistrohen edhe të shtenat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinit, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën.

Me armë qëllojnë edhe Ervis Martini e Eljon Hato duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në “Far West”. Një prej autorëve është larguar me një automjet dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

4 shenjat më egoiste dhe mburravece të horoskopit

Gjithmonë ekziston dikush që e konsideron veten superior, më të aftë, më...
Read More