“E kam të vështirë jetesën këtu”, Floriana Garo rrëfen shqetësimin e saj

 

Moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo, prej disa kohësh tashmë është zhvendosur për të jetuar në Zvicër, ku po rrit edhe vajzën e saj të vogël. Së fundmi, ajo ka folur për emisionin “KafeIN”, ku ka rrëfyer se Zvicra është vendi i duhur për të rritur të voglën e saj.

Mirëpo, ajo ka treguar se pavarësisht se njerëzit mendojnë se ajo është duke jetuar shumë mirë në shtetin zvicerian, në fakt, moderatorja e ka mjaft të vështirë jetesën në Zvicër, pasi nuk përshtatet dot me kulturën dhe njerëzit atje.

“Duhet shumë guxim dhe vendosmëri për sfidat e përditshme të jetës në këtë shtet”, u shpreh Floriana. Ndërkohë, përsa i përket jetës bashkëshortore, ajo ka treguar se është mjaft e lumtur, duke rrëfyer edhe se profesioni i babait të vajzës së saj është jurist.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Videolajm: Tërmeti, shihni se si dalin jashtë në Tiranë të terrorizuar

  Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites...
Read More