E kthyen banesën në “fabrikë” jufkash dhe prodhime të ndryshme ushqimore, arrestohet 51-vjeçari

jufka

Kishte kthyer banesën në “fabrikë” për prodhimin e artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë në mënyrë të kundraligjshme, më pas i hidhte në treg duke i shitur.

Policia arrestoi më 23 shkurt 2017 Shemsi Pirën, 51 vjeç banues në Tiranë. Gjithashtu prangat iu vunë Agim Abdullajt 33 vjeç po banues në Tiranë pasi në makinën e tij u gjetën mallra ushqimorë të blerë tek hemsi Pira, si: Paketa pa pullë fiskale, makarona të markës “Jufka” “Vaj Ulliri” e mallra të tjerë pa faturë .

Po kështu i është kontrolluar dhe banesa e Pirës ku është konstatuar se ai prodhonte artikuj të ndryshëm ushqimor dhe industrialë.

Janë gjetur dhe sekuestruar
-3432 kg “Jufka”,
-100 l vaj i hapur

– 45 l vaj i ambalazhuar,

– 48 kuti detergjent “Ver nel” dhe “Budy lotion”

-2 kuti me stilolapsa,

– ‘Far djathi” 2550 cop 100 gr,

– 50 kuti bojra flokësh “Miss Gonneta” dhe “Pur”

-80 kuti me perime të konservuara,

-10 shishe pije alkolike verë e markës “Vrant” dhe “Vinca Delviso”.

Gjithashtu u gjet dhe një makineri me mbishkrimin “SF-TYPE fast peda”, e cila dyshohet se përdorej për falsifikimin e datave të skadencës dhe paketimin e produkteve ushqimore të paligjshme.

Operacioni u kodua “Opsion VI“

Dosja- Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, parashikuar nga Neni 288/a , “Fallsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, parashikuar nga Neni 190, “Fshehje e të ardhurave”, parashkikuar nga Neni 180 dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga Neni 149/a të Kodit Penal për shtetasin Shemsi Pirra. Dhe për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe fshehje e të ardhurave” parashikuar nga Nenet 288/a, 178 dhe 180 të Kodit Penal për shtetasin Agim Abdullaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nuk ndihej mirë gjatë udhëtimit, policia i jep ndihmë qytetarit nga Kosova

Policia Shqiptare dhe ajo Kosovare janë angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë...
Read More