E padurueshme që BE jep 300 miliardë për Greqinë dhe vetëm 1 miliard për Ballkanin

Nga Ervis Iljazaj

Vazhdojnë ende debatet mbi konferencën e Triestes të organizuar nga Bashkimi Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë sesa për procesin e integrimit dhe rrugën që duhet tw ndjekin këto vënde që kanë ngelur si sfida e fundit e BE për zgjerimin, opinionet janë fokusuar mbi ndihmat ekonomike, nga të cilat , Shqipëria, fitoi pak ose aspak.

Megjithatë e gjithë shuma që është vënë në dispozicion nga BE , e cila kap shifrën prej një miliard euro, deri në vitin 2020 është një shumë e papërfillshme në ndikimin real të zhvillimit ekonomik të rajonit. Po të mendosh , që vetëm Greqisë nga ana e BE deri më tani i kanë shkuar ndihma prej 300 miliardë eurosh.

Dakort, Greqia është vënd anëtar i BE, dhe kriza ekonomike e saj prekte dhe vet BE, duke qënë se kanë të njëjtën monedhë. Gjithashtu, një pjesë të madhe të borxhit publik e kanë bankat franceze dhe gjermane, kështu që  në një farë mënyrë ndihmat drejt Greqisë ishin të detyruara. Megjithatë një shproporcion i tillë midis Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë është i papranueshwm, duke patur parasysh se Ballkani Perëndimor përbën një rajon strategjik në lojën e madhe gjeopolitike midis forcave të mëdha botërore, ku bën pjesë dhe BE.

Duket si një strategji europiane krijimi i një tregu ekonomik të përbashkët në Ballkanin Perëndimor në pamundësi reale për integrimin e tij të plotë brenda BE-së sesa ndihma ekonomike reale, duke qënë se, sforcot ekonomike të vendeve europiane të drejtuara nga Gjermania nuk janë një impuls ekonomik thelbësor dhe real për këtë rajon. Bëhet fjalë për disa projekte në sektorë të ndryshëm, nga të cilat Shqipëria nuk fitoi ndonjë të tillë, të cilat janë një përpjekje për të zhvilluar ekonomikisht rajonin si kusht për integrimin e BE. Kjo strategji është pothuajse e sforcuar nëse do të kemi parasysh krizën ekonomike që kanë kaluar vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuptim, duket e paarsyeshme dhe një politikë e jashtme në dëm të vet Bashkimit Europian dy standartet  që ka përdorur në këto dy raste, edhe pse Greqia është vënd antar dhe me të drejta të plota brenda saj. Kështu që ndihma ekonomike , e pamjaftueshme për Ballkanin Perëndimor për zhvillimin ekonomik të tij ,  i cili shihet si kusht për të  integruar Ballkanin është më shumë për të mbajtur në qetësi dhe për t’i mos ndërprerë prespektivën europiane  këtij rajoni, sesa në të vërtet do të përmirwsojë parametrat ekonomikë të tij.

Është pikërisht dilema midis rëndësisë strategjike për Europën e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe pamundësisë ekonomike dhe kontekstit politik dhe shoqëror atje, që detyron në një farë mënyrë politikën europiane të operojë nëpërmjet konferencave të përbashkëta për të mbajtur perspektivën gjallë për këtë rajon. Një strategji e cila po mundohet të mbajë bashkuar një rajon konfliktual dhe problematik nëpërmjet krijimit të kushteve të bashkëpunimit ekonomik, por që është larg të qenit një strategji për integrimin e plotë të tyre.

Andaj, nëse vërtet Europa kërkon që të integrojë Ballkanin drejt saj, duhet me patjetër që ta shohw atë në nivelin e rëndësisë të Greqisë, duke qënë se vet Greqia është një shtet brenda tij. Ndoshta, vëmëndja duhet të jetë edhe më e madhe kundrejt këtij rajoni sesa ndaj vendit fqinj grek, për arsye gjeopolitike dhe historike që nuk mund të anashkalohen.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ja pse UET bëri bashkë 10 pedagogë në reklamën e tij

Tashmë nuk është më një sekret që edukimi universitar po ndryshon që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *