E përmalluar, Fjolla zbulon pak nga dashuria që si jeton më?!

Kushdo që e ndjek Fjolla Morinën në rrjete sociale ka mundur të dëshmojë tash e një kohë moment të shpeshta dobësie nga këngëtarja.

Fjolla 1

Picture 1 of 2

Fjolla, e cila njihet për imazhin e saj të hekurt, të një femre që ka përjetuar shumëçka dhe ja del sërish të rrisë dy vajza, kohë pas kohe po ‘tradhëtohet’ nga emocionet.

Shpesh, këngëtarja e njohur po shfaq anën e saj të butë, me balada melankolike e dedikime të koduara.

Kjo në fakt nuk shpëtoi edhe pa u komentuar nëpër portale gjatë verës.

Thashethemet rrëfenin mbi një dashuri të ndërprerë në mes nga një atentat në Sukth, gjë që u pranua rrotull nga Fjolla, për t’u mohuar më pas.

”E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, Zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty” – kishte deklaruar Fjolla në një prej prononcimeve televizive gjatë verës.

E vëmendjen tek kjo histori, Fjolla e ka rikthyer sërish mbrëmë me një postim ku shfaq baladën e Fifit me të cilën artistja garon në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Pikërisht në pjesën e tekstit ‘Çka nëse një ditë vdes unë dhe më nuk frymoj, brenda teje a do jetoj?’, Morina ka shkruar një E, e cila sipas të gjitha gjasave qëndron për shkronjën e parë të emrit të personit të zemrës i cili nuk jeton më.

Të vërtetën në këtë histori mund të na e thotë vetëm Fjolla kur mbase do vendosë të flasë hapur dhe jo me kode që ngacmojnë kuriozitetin tonë.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Shumë emigrantë të paligjshëm nuk do largohen kurrë nga Anglia”

“Është e pamundur për të identifikuar, kapur e deportuar qindra mijëra emigrantë...
Read More