E pranon edhe LSI: A është kjo një fitore e opozitës?

Basha ne LuksemburgNjë ditë më parë, gazeta austriake, DerStandard paralajmëronte se Reforma në Drejtësi në Shqipëri mund të shkonte drejt dështimit.

Deri më tani ishte thënë se Reforma në Drejtësi do ishte një kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Por duket se nuk është më kështu.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë për mediat austriake thotë se kusht mund të bëhen zgjedhjet e ardhshme.

“Në qoftë se bëjmë ndryshimet kushtetuese, shpresojmë që të bindim Komisionin Europian për të rekomanduar nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE brenda këtij viti. Por unë nuk besoj se vendet anëtare do bëjnë të njëjtën gjë. E dimë se ka skepticizëm në Gjermani dhe Holandë. Dhe pastaj ekziston mundësia që të ketë një shtyrje për shkak të zgjedhjeve apo rezerva të tjera. Ka gjithmonë një ‘por’- por ne jemi të vetëdijshëm”.

Ndërkohë opozita ka nisur të flasë gjithmonë e më shumë për nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Partia Popullore Europiane dhe partitë simotra mbështesin Partinë Demokratike për platformën e saj elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” thuhet në një njoftim të PD.

“Në Luksemburg për 40-vjetorin e PPE, me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, rikthyem në vëmendje angazhimin e Partisë Popullore Europiane, për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë.

Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë.

Mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesore i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar,” vijon njoftimi.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Vera Bekteshi: ‘Ora me rërë’ ose mundimi i rezistencës!

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.