“E Premtja e Zezë”, vriten dy persona në SHBA. Njerëzit kapen prej flokësh në dyqane

black-friday-wembl_3121002k-large_transqvzuuqpflyliwib6ntmjwfsvwez_ven7c6bhu2jjnt8

A keni dëgjuar ndonjëherë për “Të premten e Zezë” të çmimeve në SHBA? Ajo vjen gjithnjë pas Ditës së Falënderimit dhe sjell me vete dhunë, çmenduri, njerëz që vrapojnë për të kapur mallin apo veshjen e tyre të preferuar, gra e vajza që kapen prej flokësh kush ta marrë e para fustanin që e kishin pritur aq shumë… Arsyeja? Çmimet janë më të ulëta se ndonjëherë tjetër dhe amerikanët turren të bëjnë blerje.

Kështu ka ndodhur edhe këtë vit. Mediat raportojnë për të paktën dy viktima, në tre incidente të ndryshme në New Jersey, Nevada dhe Tennessee dhe për dy të tjerë të plagosur.

Një 20-vjeçar u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i tij 26-vjeç u plagos pas disa të shtënave jashtë një dyqani Macy’s në New Yersey të premten në mëngjes. Ndërsa një tjetër person u vra me armë zjarri në një sherr në parkingun e supermarketit Walmart në Nevada.

Një person tjetër u plagos me armë zjarri në Tennessee gjatë kohës kur klientët e shumtë në numër po nxitonin të përfitonin të parët nga uljet e çmimeve të së “Premtes së Zezë”. Sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve, në të marrin pjesë reth 140 milionë amerikanë, meqë çmimet ulen deri në 80 për qind.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkatërrohet nga tërmeti katedralja e San Benedettos në Itali

Ekipi i shpëtimit ka nxjerrë nga katedralja e San Benedettos në Norcia disa...
Read More