E publikon Financial Times: Fotoja nga Shqipëria bën xhiron e rrjetit

Një foto e bërë në Shqipëri nga Gent Shkullaku i AFP është përzgjedhur nga Financial Times për t’u publikuar në faqen e saj.

Gazeta vlerëson sezonin turistik në Shqipëri, duke thënë se turistët kanë pushtuar jo vetëm plazhet, por edhe malet.

Fotoja është bërë në liqenin e Bizës.

Edhe këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka postuar këtë foto online.

“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Opozita nuk duhet të tregojë konstruktivitetin e një balerine politike

Nga Ndriçim Kulla Partia Demokratike vazhdon që të jetë në një situatë...
Read More