E rrahën me shkop bejsbolli, shefi i burgut 313: Njëri më goditi në kokë, dy të tjerë…

Detaje të tjera dalin në dritë nga dhunimi i shefit të regjimit në burgun 313, Bledar Pura ditën e djeshme në kryeqytet.

Ngjarja në fjalë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në zonën e Freskut, në rrugën që të çon për në Dajt. ‘BalkanWeb’ raporton se gjendja e Purës aktualisht është përmirësuar, ndërsa ndodhet në pavionin e Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës. Ndërkohë, mjekët po planifikojnë një ndërhyrje në krah për shkak të një frakture të rëndë, ndërsa ndodhet nën efektin e qetësuesve.

Gazetarja Bezat ka siguruar dëshminë e familjarëve të Purës, ndërsa ata shprehen se ai ka konflikte me askënd.

Dje është marrë dhe dëshmia në polici e Purës ku ka thënë se sapo ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë është sulmuar. “Kam qenë me kokën poshtë duke parë telefonin. Dita nuk kishte zbardhur plotësisht kur një person me afrohet përballë dhe me godet në kokë ndërsa 2 të tjerë nga pas. Nuk kam parë asgjë”, tha ai.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 06:40 poshtë pallatit ku Pura banonte në zonën e Freskut. Agresorët e kanë dhunuar dhe e kanë lënë shtrirë në rrugë. Ai është parë nga banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar policinë dhe familjen. Fill pas kësaj ai është transportuar me urgjencë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kështu e keni grushtin? Ja çfarë personi jeni ju

Gjuha e trupit është një ndër mjetet më të fuqishme të komunikimit....
Read More