E rrallë te Real, për herë të parë në shekullin XXI pa …

Nuk ndodhte që nga viti 2000: Real Madrid ka patur gjithmonë në ekip të paktën një lojtar që ka fituar Topin e Artë. Pa Ronaldo-n, y janë zgjidhjet e mundshme: të shpresojë që ta fitojë Modric ose… të blejë atë që do ta fitojë!

Pa Ronaldo-n është një tjetër Real madrid. Dhe është hera e parë, nga fillimi i shekullit, që “Blancos” nuk janë zyrtarisht as “Galacitcos”. Nuk kanë asnjë Top të Artë në ekip, gjë që nuk ishte parë kurrë deri tani.

Dy janë zgjidhjet e mundshme për ta zgjidhur këtë problem. E para është të shpresohet te një triumf i Modric. E dyta, të provojë të blejë Mbappe, një fitues i mundshëm edhe ai. Të dy zgjidhjet duken të komplikuara. Kështu galeria e fituesve të Topit të Artë te Real rrezikon të ndalet me CR7.

2000
Në vitin 2000 ishte Luis Figo, një nga blerjet më të diskutuara të Spanjës. Kalimi i tij nga Barcelona te Real nuk është pritur aspak mirë nga tifozët katalanas, që, siç dihet tashmë nga të gjithë, e pritën kthimin e tij në “Camp Nou” duke i heshur një kokë derri në fushën e lojës. Transferimi i portugezi ka shënuar fillimin i epokës “galaktike”: një ekip fenomenesh, të aftë të dominonin në Spanjë dhe Europë.

2001
Blerja e Figo-s nuk ka mjaftuar pë rtë fituar Champions League. Atëherë është marrë një tjetër Top i Artë: Zinedine Zidane. Francezi ka magjepsur “Bernabeun” dhe ka ndihmuar madrilenët të fitojnë Champions-in, duke mposhtur Leverkusen në finale me një nga golat më të bukur të historisë së futbollit. Në limitet e fizikës dhe fantazisë. Një gol që ka shkruar historinë e futbollit. E denjë… për një Top të Artë.

2002-2004
Nga 2002-shi deri në 2004-ën kanë qenë tre Topa të Artë në shtëpinë e Real. Figo-s dhe Zidane i është bashkuar Ronaldo, braziliani. Fenomeni nuk ka qenë ai i mëparshmi, por ka qenë akoma në gjendje të dhuronte spektakël. Megjithatë, Real nuk ka arritur të fitojë në Europë.

2004-2005
Figo largohet, por Real gjen gjithsesi mënyrë për të patir një tjetër Top të Artë në ekip. Është marrë Michael Owen, i cili nuk ka patur ndikimin që pritje në ekip: as tituj kombëtar dhe as Champions. Tifozët kanë filluar të ankohen, ndërsa Barcelona është gati të hapë një cikël fitoresh që do të vërë në krizë Real Madrid-in.

2006-2009
Duhet diçka ndryshe: një mbrojtës që të mbyllë me çelës mbrojtjen. Është marrë një tjetër Top i Artë. Fabio Cannavaro, muri i Italisë kampione të botës në 2006-ën. Blerja e napolitanit rastis me kthimin e Real te fitorja e titullit në La Liga, i tridhjeti, por nuk mjafton për të fituar Champions-in. Championsi numër dhjetë ka filluar të duket si një mallkim.

2009-2012
Kanë ardhur dy Topa të Artë të tjerë. Kaka dhe Cristiano Ronaldo. Real është kthyer të rivalizojë në kampionat, por vuan hegjemoninë e Barcelona-s së Gaurdiola-s, që i ka lënë shumë pak hapësirë rivalëve. “Blancos” fitojnë një tjetër kampionat, por nuk arrijnë të lënë shenjë në Europë. Edhe Kaka është larguar, duke lënë vetëm Ronaldo-n, por ndoshta kjo ishte ajo që duhej.

2013-2017
Ronaldo mbetet Topi i Artë i vetëm: me sa duket kishte nevojë të lihej vetëm për të marrë mbi shpatulla Real Madrid-in dhe ta mbulonte me lavdi. Katër Champions në pesë vite mjaftojnë për ta kthyer makthin e të dhjetës në një himn për gëzimin: në këto pesë vite, Real ka fituar gjithçka ishte e mundur në fushën ndërkombëtare dhe titullin numër 33 në kampionat. Po tani? Çfarë do të bëhet për të mbajtur gjallë traditën? Do të pritet dhjetori dhe, në rast se nuk fiton Modric, do të blihet Topi i Artë i ri? Do të shohim…/Telesport

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ornela Vorpsi; një rrëfim mbi erotizmin, abuzimin seksual dhe veten

  Libri i Ornela Vorpsit, “Vendi ku askush nuk vdes kurrë” bën...
Read More