“E shëmtuar me grim dhe fotoshop”, Trejsi Sejdini sherr me komentuesin



Bukuroshja që do përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” është bërë shpesh herë pjesë e faqeve rozë për ngjarje të tjera përvec konkurseve të bukurisë.

Dihet se Trejsi Sejdini është një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetin social Instagram, që shpesh herë merr edhe komente negative.

Në një fotografi të portretit të saj ka vendosur që ti kthehet një komentuesi që e akuzon për përdorim fotoshopi duke e konsideruar aspak të bukur.

“Si ka mundesi qe je kaq e shemtuar edhe e grimuar plus fotoshop”, i shkruajti ndjekësi.

Ndërkohë përgjigja e Trejsit ishte: “Hahah neqoftese nuk te pelqen mund dhe te mos shfaqesh interes. E para kjo, e dyta i nderuar zoti injorant, makeup e kam bere vete dhe fotot jane te paprekura fare sepse dje jane bere dhe ska dal seti akoma. Kjo foto me la mbresa dhe e postova te pamodifikuar. Puc fansi”.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kush është i fejuari i Elvana Gjatës, biznesmeni i njohur për shpenzimet e luksit

    Policia vijon kontrollet në terren për kapjen e tre personave...
Read More