E tmerrshme se çfarë i bëjmë lëkurës

Studimet tregojnë se femrat vendosin rreth 400 kimikate sintetike të ndryshme në trupin e tyre çdo ditë.

itsa Yanniotis, nga Emporio Organico, zbulon të vërtetën e hidhur të kozmetikës së përditshme duke thënë se disa prej tyre shkaktojnë vërtetë probleme në shëndet, dhe siguria nuk testohet kurrë.
“Këto probleme kanë të bëjnë me infertilitetin, çrregullime neurologjike, dhe dëmtime në zhvillim. Më të zakonshmet janë problemet e lëkurës dhe plakjes së parakohshme”, ka thënë ajo për Femail.

Kitsa shpjegon se janë një varietet kimikatesh që femrat vendosin në fytyrën e tyre që gjenden në produktet e përditshme të tualeteve. Një nga më të njohurit është parabeni.

“Për shkak se ato thithen lehtësisht në lëkurë, lidhen me kancerin riprodhues pasi ndërhyjnë në endokrinë. Për shkak të aktivitetit të tyre ksenoestrogjenik trupi reagon ndaj tyre si të ishin estrogjen natyral prandaj shkaktojnë probleme hormonale”, thotë ajo.

Një tjetër përbërës që njerëzit duhet të kenë parasysh kur blejnë produkte bukurie është phenoxyethanol, një produkt i frikshëm po aq sa emri. “Parabeni shpesh zëvendësohet me phenoxyethanol si ruajtës, por ai lidhet gjithashtu me trurin dhe sistemin nervor në studime të kryera tek kafshët. Ashtu si problemet e shëndetit të lëkurës si dermatiti, është gjithashtu toksik për sistemin nervor, veshkat, mushkritë dhe mëlçinë. Ai gjendet më shumë te produktet për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve”, shpjegon Kitsa.

Formaldehyde, një tjetër kimikat, është një kancerogjen i njohur njerëzor, dhe që ndodhet shpesh në kozmetikë dhe manikyre. Përgjegjësit më të zakonshëm janë sapunët, manikyrët, parfumet, deodorantet dhe pastat e dhëmbëve. Shmangia e tyre mund të jetë e vështirë, pasi etiketimi shpesh mund të jetë i ndërlikuar për tu deshifruar. Ajo shton më tej se shpesh dhe fjalët “natyral” dhe “organik” përdoren pa certifikatat e nevojshme që i mbështesin ato.

Kimikatet e zakonshme që duhet të shmangni
Parabens
Phenoxyethanol
Phthalates
Formaldehyde
Mineral oil/paraffin oil
Triclosan
Fragrance/parfum.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 10 Gusht 2017

Dashi (21 Mars – 20 Prill) Dite e zakonshme kjo e sotmja...
Read More