E vërteta monstruoze e kampeve të punës në komunizëm

“Kur temperaturat bien poshtë 50 gradë nën zero, bëhet thuajse e pamundur që trupi të funksionojë. Trupi duhet mbështjellë me rroba të tilla, që kushtojnë shumë shtrenjtë. Edhe kjo mund të mos jetë e përshtatshme. Mendoni se si ishte të përjetoje temperatura të tilla në Rusinë e viteve ’30, pa përfitimet e teknologjisë moderne. Më keq akoma, mendoni sikur të ishit në një nga kampet e detyruara të punës së Stalinit- gulagët famëkëqinj- të quajtur Vorkuta, ku vetëm 30 përqind e të burgosurve kishin rroba të brendshme dhe vetëm gjysma kishte diçka që mund të ngjante me çizmet”.

Kështu shkruan gazeta më e madhe online britanike, Daily Mail, si një përgjigje ndaj një grupi studentësh anglezë, që thonë se jeta në kampet e punës në komunizëm nuk ishte e keqe.

“Ishte veçanërisht e rrezikshme të mos lëvizje. Gjatë numërimit të kokëve, ne kërcenim dhe përplasnim trupat me njëri-tjetrin që të qëndronim të ngrohur. Nëse do prekje një metal me duar të zbathura, të binte direkt lëkura. Të shkoje në banjë ishte shumë e rrezikshme pasi nëse do kishte diarre, do mbeteshe i vdekur në dëborë përgjithmonë”, kujton një i burgosur.

Por përse nisi ky debat?

Një organizatë në një prej universiteteve më të njohur në Britani, Goldsmiths University, ka thënë se kampet e punës në komunizëm ishin vende rehabilitimi, ku personat merrnin edukim, trajnim madje shijonin edhe pjesëmarrjen në klube, sporte dhe teatro.

Për grupin LGBTQ, që mbron të drejtat e homoseksualëve, këto kampe nuk ishin vende brutale, por edukuese, gati të ngjashme me kampet e pushimit.

Deklaratat e tyre kanë zemëruar ndjeshëm Anne Applebaum, fituesja e çmimit Pulitzer dhe një historiane e njohur e kampeve sovjetike.

Për të ilustruar se edhe vetë homoseksualët ishin viktima, ajo ka publikuar dëshminë e një të tilli, të quajtur Gennady Trifonov.

“Pozicioni i homoseksualëve në kampet e vdekjes në Rajhun e Tretë nuk ishte asgjë në krahasim me horrorin që kalonim ne. Ata të paktën e kishin një të ardhme të qartë- dhomën e gazit. Ne jetonim si kafshë, të dënuar për të vdekur nga uria, duke ëndërruar në mënyrë sekrete që të paktën të na kapte ndonjë sëmundje vdekjeprurëse dhe të mbaronte kjo vuajtje. Njoh njerëz që jo vetëm kishin harruar sa kohë kishin në burg, por edhe që nuk mbijetuan fizikisht aq gjatë. Trupat e tyre gjendeshin nëpër telat elektrikë, të varur në qeli ose të torturuar për vdekje”.

kampetkampet1kampet2kampet3kampet4
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Duan të na bëjnë qytetarë me barkun plot, por shqiptarë me kokën bosh!

Nga Kim Mehmeti* Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë janë duke shkuar rrugës drejt...
Read More