“Economicus” në anglisht: Kërkimi Shkencor shqiptar del nga izolimi

Revista Economicus, një botim i Universitetit Europian të Tiranës me UET Press, promovoi javën që shkoi botimin e 14-të periodik të saj, që është i pari në anglisht për t’iu përshtatur standardeve ndërkombëtare të revistave shkencore. Botimi i revistave shkencore në anglisht vjen në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit, bashkë me aktivitete të tjera si Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare” që mbahet çdo vit.

Ekipi drejtues i revistës Economicus; Adrian Civici, Engjëll Pere dhe Besarta Vladi
Ekipi drejtues i revistës Economicus; Adrian Civici, Engjëll Pere dhe Besarta Vladi

Kërkimi Shkencor në Shqipëri është një sfidë e vështirë. Sfida kryesore mbetet adaptimi i standardeve ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtarisht. Revista Economicus, që botohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe UET Press që prej vitit 2008 nën drejtimin e prof. dr. Adrian Civici ka promovuar sot numrin e saj të 14-të, i cili vjen si një risi në gjuhën angleze. Duke qenë se anglishtja është sot gjuha e akademisë në gjithë botën stafi drejtues punoi për të sjellë një numër në anglisht, që do të jetë sot e tutje gjuha në të cilën do të botohet revista.

“Botimi në Anglisht do të na bëjë shumë më vizibël, shumë më të aksesueshëm edhe në raport me kërkesat dhe standardet e cilësisë, kërkesat nga universiteti pasi një punë shkencore që botohet në anglisht është më e citueshme, më e aksesueshme, më e vlerësueshme dhe njëkohësisht nga shkrimi në një revistë të tillë, lind më pas një bashkëpunim, një projekt, një studim tjetër akoma më i madh. Kjo tregon se revista e ka realizuar misionin që ka” – u shpreh prof. dr. Adrian Civici, president i UET dhe themelues i revistës.

Në numrin e 14-të të saj janë përzgjedhur artikuj shkencorë nga studiuesit shqiptarë të ekonomisë, pedagogë në universitete të ndryshme private dhe publike.

Synimi i ekipit drejtues të revistës është që nxisin shkencën e vërtetë në kërkimin shkencor shqiptar dhe ta vënë atë përballë asaj që ndodh sot në botë në këtë sektor.

Administratori i UET-it, Henri Çili, thotë se botimi në anglisht i mendimit shkencor shqiptar është mënyra për të ndërkombëtarizuar shkencën që bëhet brenda Shqipërisë dhe për të informuar katedrat e huaja që merren me studime mbi Shqipërinë. “Në dekadën e dytë të jetës UET do të standardizojë botimet shkencore në dy revista, Economicus që do të përfshijë çështje të ekonomisë dhe zhvillimit dhe Polis që do të jetë për shkencat sociale dhe në përgjithësi për ato humane. Të dyja do të jenë në anglisht, gjuha që konsiderohet sot si “lingua franca” e shkencës ndërkombëtarisht. Mbi të gjitha me një lidhje shumë të fortë me komunitetin shkencor ndërkombëtar, i cili interesohet të paktën për këto studime rajonale, apo për raste studimore të Shqipërisë” – thotë ai.

Rritet përgjegjësia

Duke adaptuar gjuhën angleze për botim përgjegjësia dhe karakteri i saj shkencor bëhet më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm. “Revista bëhet më tepër komunikative me botën, më e aksesueshme nga ekspertë, pedagogë apo studiues të ndryshëm që kanë nevojë të lexojnë më shumë për Shqipërinë, por njëkohësisht bëhet dhe një lloj tribune më cilësore, me më shumë standarde për të gjithë pedagogët e UET dhe jo vetëm, po ashtu dhe një serë bashkëpunëtorësh që shkruajnë rregullisht te revista, – thotë themeluesi i revistës dhe kryeredaktor i saj, Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici.

Sipas profesor Civicit, “revista do të synojë për dy vlerësime ndërkombëtare, gjë që do të garantojë standarde më të larta të botimit dhe standarde më të larta në raport me si përfaqësohemi dhe si na njohin ata që na lexojnë”, -tha gjatë promovimit të dytë të kësaj revistë me botimin në anglisht.

Sipas Civicit revista në vitet e saj të jetës ka reflektuar zhvillimin origjinal shqiptar të kërkimit. “Ajo që është më e rëndësishme përtej strukturimit që ka patur revista në lidhje me ekzistencën e një dosieri, e një plani matematik, me vështirësitë që ka patur për të gjetur atë që quhet titulli i revistës, por që në fakt është përmbajtja e vërtetë e saj për të ndjekur realitetin, për të qenë gjithmonë në sintoni me ngjarjet dhe sfidat kryesore që ka ekonomia, financat shqiptare dhe besoj që ia kemi arritur që të jemi një revistë jo vetëm që del rregullisht, por që i përgjigjet edhe debatit aktual ekonomik që ka Shqipëria”.

Në faqet e saj kanë arritur të botojnë jo vetëm pedagogët e fakultetit ekonomik të UET-it, por dhe pedagogë nga universitete të tjera private apo publike në vend.

Brenda revistës ka artikuj që ngrenë pikëpamje të ndryshme duke e kthyer atë në një tribunë debati, të mendimit dhe studimeve ekonomike në Shqipëri.

Rrugëtimi

Revista “Economicus” ka prodhuar në vitin 2008 tezën më të rëndësishme ekonomike politike në Shqipëri me debatin e hapur “Rritje apo Zhvillim”, që hidhte idenë se si ne duhet të menaxhojmë një model të ri rritjeje. Numri i parë i “Economicus”, u botua në pranverën e 2008-ës, dhe do të shënonte më pas themelet mbi të cilën do të bazohej gjithë kolana “Economicus”, si një lloj regjistri, dokumenti orientues jo vetëm për studentët e UET por edhe për ekonominë shqiptare. Gjatë 13 numrave të saj u pasqyruan problemet reale, arritjet, zhvillimet dhe sfidat e reja në fushën e ekonomisë, teknologjisë, financave dhe shoqërisë në Shqipëri dhe në botë.

Ajo provokoi me temat që zgjodhi ose hodhi ide të reja për diskutim në lëmin e ekonomisë. Numri i parë erdhi me titullin “Sektori Publik në udhëkryq”, e cila ishte dhe tema bazë e konferencës së parë shkencore në UET, çështje që hapi një diskutim të gjallë e të gjerë shkencor –publik, larg formatit të universitetit të vjetër ku akademikët rrinë të mbyllur në sistemin e tyre dhe ku vendimmarrësit marrin me vonesë disa jehona apo disa ide nga sektori publik.

foto boks -thomson reutersVlerësimi Thomson Reuters

Thomson Reuters njihet si një nga revistat më të rëndësishme dhe me më shumë influencë në të gjithë botën. Ky publikim njihet si “standardi i artë” në vlerësimin e artikujve shkencorë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Mafia shqiptare po e blen Serbinë”

“Mafia shqiptare po e blen Serbinë”, është titulli i portalit serb “Alo”,...
Read More