Ed Sheeran, koncert në Tiranë

ed-sheeran

Të gjithë dashamirësit e Ed Sheeran-it më në fund do të kenë rastin ta ndjekin atë nga afër. Këngëtari që ka pushtuar tregun muzikor në Britaninë e Madhe do të prezantojë hitet e tij edhe për publikun shqiptar në një koncert që do të mbahet më 4 qershor në Tiranë.

“Shekulli” mëson nga burime të sigurta se Bashkia e kryeqytetit ka arritur një marrëveshje me yllin e muzikës për të qenë i ftuari special në koncertin që do të organizohet në kuadër të promovimit të Tiranës dhe Shqipërisë në prag të sezonit të ri turistik. Sheeran do të ndezë atmosferën duke filluar nga ora 19:00, pasi më parë të jenë ngjitur në skenë këngëtarë e grupe shqiptare, mes të cilëve Renis Gjoka, Gent Bushpepa, Era Rusi, Albam Skënderaj, grupi “Lynx” e të tjerë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 21 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Yjet parashikojnë një ditë të bukur sot në...
Read More