Ed Sheeran mund të thyejë rekord me “Shape of You”, por rrezikohet nga vetvetja

ed-sheeran

Këngëtari më në formë aktualisht në botë, Ed Sheeran, është afër që të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm në top listat australiane.

Hit kënga e tij “Shape of You” nga albumi “Divide” publikuar në janar, ka rrëmbyer pozitat e para në secilin vend dhe sidomos në iTunes, platformën online të muzikës.

Në Australi ai është afër të thyejë rekordin prej 14 javëve në vend të parë, pikërisht me “Shape of You”, që ka hyrë në javën e 12-të radhazi në vendin e parë në Australi.

Por, Sheeran është interesant se mund të sabotohet nga akush tjetër pos vetja e tij.

Ai me projektin e fundit të publikuar “Galway Girl”, ka arritur të dalë në vendin e parë në iTunes duke rrëzuar nga froni “Shape of You”.

Ekspertët parashikojnë se për Sheeran do të jetë problem thyerja e rekordeve tjera përfshirë top listës ARIA në Australi pikërisht për shkak të projektit të ri të tij i cili po pëlqehet tej mase në gjithë botën.

Ed Sheeran kohë më parë pengoi Dua Lipën që të dalë në vendin e parë në top listën britanike, pasi “Be The One” nuk mundi të ngjitej më lartë se vendi i dytë për shkak të superhitit “Shape of You” nga superylli britanik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim mahnit me linjat trupore në të brendshme

Motrat Kardashian dhe Jenner janë bashkuar për të reklamuar të brendshmet për...
Read More