Edhe gardëroba e të rinjve po ndikohet nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale vërtet se janë duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në jetët tona.

Shumica e njerëzve përfundojnë duke i ‘spiunuar’ ish- dashnorët/et në rrjete sociale, disa kanë mëdyshje se a duhet pranuar në Facebook prindërit e shokut/shoqes, e gjithashtu edhe mënyra si i mbajmë mend kujtimet është ndryshuar nga Facebook-u.

Por, përveç këtyre, Facebook-u është duke shtruar ndikim edhe në gardërobën tonë.

Sipas disa hulumtimeve të reja, 41 për qind e të gjithë të rinjve të moshës 18-25 vjet ndiejnë presion të veshin diçka ndryshe çdo herë që dalin – krahasuar me 47 për qind të vajzave të reja.

Në fakt, një në gjashtë të rinj thotë se nuk mund ta veshë një rrobë e cila veçse është parë më herët në rrjete sociale.

Pas anketimit të 1.000 të rinjve, 79 për qind prej tyre kishin pranuar se janë të ndikuar të paktën nga një platformë e rrjeteve sociale sa i përket stilit.

Shkruar Nga
More from Revista User

4 sekretet e mamave që rrisin fëmijë të sjellshëm

S’dua ! Ik ! Mbylle derën ! Mos më fol ! S’dua...
Read More