Edhe Haradinaj kundër taksës së Rrugës së Kombit: E tepruar!

Reagimet në Kosovë ndaj taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit” kulmuan me pohimet e bëra nga kryeministri Ramush Haradinaj në KTV se shuma e vendosur “është e tepruar”.

Shefi i ekzekutivit kosovar u tregua mjaft i përmbajtur në komentet e tij, duke lënë të kuptohet se Prishtina zyrtare konsideron që kjo është një çështje e Shqipërisë e si e tillë, zgjidhjen duhet ta marrë brenda kufijve, por më e pakta që qeveria “Rama” duhet të bëjë në këtë rast, sipas tij, është që të rregullojë rrugën e nisur në kohën e Sali Berishës dhe ende të papërfunduar siç duhet, raporton TCH.

“Ta bëjnë atë autorrugë se ka mbetur keq shumë. Që të kalosh nga Morina e deri diku te tuneli është tmerr. Është e papërfunduar, ato ura, ato dynivelizime të këqija… Është e rrezikshme. Është mandati i dytë i Edi Ramës dhe duhet ta përfundojë këtë rrugë. Ka mbetur pjesa nga kufiri me Kosovën, në ngjitje të tunelit; ka mbetur pjesa kur mbërrijmë në Milot dhe pjesa deri në Vorë”, tha Haradinaj.

Taksa prek më së shumti kosovarët, thekson Haradinaj, i cili bën një llogari të thjeshtë: për shkak të mospërfundimit të rrugës, ata, sipas tij, humbin me amortizim makine e kohë, e duke i shtuar edhe 5 eurot e taksës, e gjithë kjo, për kryeministrin e Kosovës, është e ekzagjeruar.

“Për mua është e tepruar, sidomos për faktin se nuk po e shoh të jetë thënë që do ta përmbyllim këtë autorrugë vjeshtën e këtij viti. Të thuhet do vendosim kritere, mirëmbajtje dhe këtë taksë, atëherë jemi në rregull. Unë e paguaj me qejf, jo 5 euro, por sa të duash, ama mos na e lë rrugën ashtu”, deklaroi Haradinaj.

Kamionistë nga kompani të Kosovës protestuan paraditen e së mërkurës në Morinë kundër taksës që për makinat e tonazhit të rëndë, parashikohet rreth 22 euro.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Meghan Markle premton fushatë për barazi gjinore

Meghan Markle së bashku me Princin Harry morën pjesë në Forumin e...
Read More