Edhe Jennifer Lopez e ngacmuar seksualisht!

 

Jennifer Lopez e di mirë se çfarë do të thotë kur një njeri me pushtet përpiqet të përfitojë prej një gruaje të re të bukur në Hollywood.

Lopez, e cila është e angazhuar me lëvizjen Time’s Up, ndërsa Hollywood-i dhe industri të tjera janë goditur nga ngacmimet seksuale, ka treguar historinë e saj në një intervistë me Harper’s Bazaar.

“Unë kam qenë e abuzuar në një mënyrë që ndoshta shumë femra të tjera e kanë ndeshur. Por a më ka thënë ndonjë regjisor që unë të heq bluzën për të parë gjoksin tim? Sigurisht që më ka thënë. Por a e bëra unë një gjë të tillë? Jo, nuk e kam bërë”.

Lopez kujton se kishte ndjerë tmerr kur ajo ishte përballur me njeriun që e kishte ngacmuar seksualisht.

“Mbaj mend sa shpejt më rrihte zemra, duke menduar “çfarë bëra? Ky njeri po më punëson mua”, tha ajo.

Incidenti ndodhi me një regjisor të një prej filmave të saj të parë, tha Lopez. Ajo nuk e ka bërë publik emrin e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kanceri dhe sëmundjet e zemrës po bëjnë ‘kërdinë’ në Shqipëri

  Përhapja e sëmundshmërisë dhe plakja e popullsisë ka rritur numrin total...
Read More
CLOSE
CLOSE