Edhe mbretëresha fshihet nga takimet me “të papreferuarit”

queen

Të gjithë jemi përballur me ndjenjën e pakënaqësisë që përjetojmë kur shohim dikë që nuk do donim ta takonim.

Bëjmë sikur jemi të përqendruar në celular, ndërrojmë drejtim, apo vëmë kufjet, këto janë disa nga veprimet e zakonshme që ndërmarrim në një situatë të tillë.

Një gjë e tillë i ndodh edhe mbretëreshës së Anglisë. Në shpalljet e reja nga autori i shquar për shkrimet mbretërore Robert Hardman, thuhet se Mbretëresha Elizabeth mori masa drastike për të shmangur takimin me diktatorin rumun Nikolae Çaushesku gjatë vizitës së tij shtetërore në vitin 1978.

Teksa shëtiste qentë në kopshtet e Pallatit Mbretëror, ajo vuri re Çaushesku dhe gruan e tij Elena.

Por në vend që të jepte një buzëqeshje të rreme, siç e do tradita, ajo u shmang tërësisht duke u fshehur pas një peme.

Pavarësisht se detyra e mbretëreshës është të jetë sa më e sjellshme me mysafirët e saj ajo ka preferuar që të jetë si të gjithë ne për një moment.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet misteri i “Trekëndëshit të Bermundës”, avionët dhe anijet zhduken sepse…

E rrethuar me mister, “Trekëndëshi i Bermundës”, mbetet një nga vendi ku...
Read More