Edhe një dëshmitar? Në pritje të vendimit për Tahirin

Kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj ka zbuluar disa detaje të reja nga dosja hetimore, që sipas akuzës implikon përfshirjen e deputetit Saimir Tahiri me bandën e Habilajve.

Disa portale kanë raportuar se bëhet fjalë edhe për një dëshmitar të mundshëm kundër Tahirit.

Prokuroria kërkon autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri pasi i druhet se ai mund të largohet në Itali dhe të prishë provat.

Jo vetëm kaq prokuroria zbulon se vëllezërit Habilaj kanë bërë dhe dhurata të tjera, veç atyre që janë bërë publike për familjen Tahiri.

“Unë do preferoja që asnjë nga kolegët e mi të mos ishin pjesë e këtij diskutimi për të bërë dallimin e sjelljes etike në këtë sallë. Dje me dyer të mbyllura ne kemi paraqitur të gjitha provat. Sot, e gjithë pjesa mbrojtëse ishte që ta përfshinte në diskutim politik edhe Prokurorinë. Këtu flitet për llum politik, mediatik. Ne kemi një sjellje shumë etike. Sa për të hyrë tek provat, ne kemi biseda të bëra nga dy njerëz pa patur asnjë lloj ndikimi, përgjime që janë bërë nga autoritetet të tjera, pa asnjëlloj ndikimi që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish – ministrin e Brendshëm duke përmendur ndihmën që ai u siguron. Si ndodhka kështu që pikërisht që gjatë kësaj kohe kur flitet për ish – ministrin e Brendshëm nuk flitet për asnjë njeri tjetër? Gjatë gjithë kësaj kohe, flitet për një prej periudhë 5 mujore, qarkullon po me të njëjtën makinë që qarkullojnë edhe personat nën hetim”.

Pas fjalës së Prokurorit Hajdarmataj, mbledhja e Këshillit vijoi dyer të mbyllura pa prezencën e medias.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Edi Rama po paguan kostot e propagandës së Reformës në Drejtësi

Nga Ervis Iljazaj Çështja Tahiri, përtej fatit ligjor, me siguri do të...
Read More