Edhe pas vrasjes, sulmohet me armë shtëpia e Elton Çiços

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se 3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para më shumë se 1 viti. Më saktësisht ai u qëllua me disa plumba në 1 maj 2016, pranë ish-stadiumit ‘Dinamo’.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burimet thanë se janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë natës, ndërsa personat duket se nuk kanë mundur të futen në banesë.

Shtëpia e Çiços është në Tepelenë, ndërsa aty ai ka prindërit.

Nuk është hera e parë që shtëpia e Elton Çiços sulmohet. Më parë disa persona kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë dhunuar prindërit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 4 automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në...
Read More