Edhe pastrimi i flokëve ka rregullat e veta: Frizeri më i mirë i Londrës shpjegon si ta bëni këtë

Ndoshta e keni rutinën tuaj të pastrimit të flokëve, por me shumë gjasa duhet ta ndryshoni.

Nëse jeni si shumica e njerëzve, atëherë nuk jeni të organizuar sa i përket pastrimit të flokëve. Çdo herë që pastroheni e hidhni pak shampon në pëllëmbë të dorës, i shpërlani pak flokët dhe gjithçka përfundon aty.

Sido që të jetë, flokët janë flokë dhe pastrimi i flokëve i ka rregullat e veta.

Paul Windle, një nga frizerat më të mirë të Londrës, tregon si duhet t’i pastroni flokët:

“Njerëzit kanë tendenca të përdorin shumë shampon. Truku është t’i pastroni flokët dy herë me shampon dhe secilën herë të përdorni shumë pak shampon”.

Gjithashtu, mos e lini shamponin në kokë, por shpërlani mirë flokët. Shpërlani të gjitha flokët!

“Është shpëlarja ajo që i largon ndyrësirat, jo shamponi. Nuk ekziston diçka e tillë si shpëlarje e tepërt”, ka shtuar ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkatërrohen objekte dhe shkulen pemët nga era e fortë në Zvërnec

Një erë e fuqishme ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës...
Read More