Edhe Princi Charles kundër hebrenjve

Do të gjesh belanë në media? Afroju disi çështjeve që kanë të bëjnë me hebrejtë. Kjo nuk ka kursyer as Princin Charles të Anglisë, të cilit I është zbuluar një letër e vitit 1986 ku ai përdor terma që sipas një pjesë të medias janë antisemite. P.sh termi Lobi Çifut konsiderohet një i tillë dhe princi i a ka lejuar vetes që ta përfshijë në tekstin e letrës.

“Tani unë e vlerësoj që arabët dhe çifutët kanë patur të gjithë një origjinë semite dhe është fluksi i çifutëve të huaj, europianë(sidomos nga Polonia thonë) që ka ndihmuar në krjimin e problemeve të mëdha. E di se ka kaq shumë probleme komplekse, por si mund të ketë fund të terrorizmit pa eliminuar shkaqet? Sigurisht që ndonjë president i SHBA do ta gjejë kurajon dhe të përballet me lobin çifut në SHBA. Supozoj se duhet të jem naiv”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ajo i është dërguar eksploruesit të Afrikës, Laurens van der Post dhe trajton kuptimin që Princi ka për Lindjen e Mesme. Letra është publikuar nga “Daily Mail” dhe ka provokuar reagime. “Të lë pa gojë”, citohet Stephen Pollard, kryeredaktor i British Jewish Chronicle.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Pretty Woman”, idhulli i idhujve

Për shumë tifozë të futbollit ata konsiderohen si idhuj dhe shkrepja e...
Read More