Edhe Saranda në shtetrrethim, qindra forca policore patrullojnë qytetin

Pas sekuestrimit të 10 ton kanabis në Babicë të Vogël të Vlorës operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është shtrirë edhe më tej.

Ndërsa disa media janë munduar ta shesin këtë aksion si të organizuar nga policia e cila duket se i është vënë pas Florian Habilajt, një tjetër operacion është zhvilluar , këtë herë disa kilometra më larg, në qytetin e Sarandës pikërisht në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt.

Burimet kanë bërë të ditur se qindra forca policore kanë zbritur në qytetin bregdetar duke bërë kontrolle të shumta.

Efektivë të Delta Force kanë kryer prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime bëjnë me dije se policia ata kanë kontrolluar imtësisht një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.

Klubi i natës është në bulevardin e qytetit. Janë dy furgona, një fuoristradë dhe një automjet i forcave speciale Delta. Operacioni është bërë gjatë mesnatës, ndërsa ka pasur kontrolle në rrugët e lagjes numër 4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, e Premte 18 Gusht 2017

Dashi Mosmarrëveshjet në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe...
Read More