Edhe vajzat së shpejti anëtare të organizatës Boy Scouts

Kur Matt Skelly po avanconte në radhët e organizatës për djem të Skautëve Amerikanë, Boy Scouts of America, ai ëndërronte që një ditë të merrte gradën Shqiponja-Skaut – Eagle Scout.

“Vetëm 4% e anëtarëve arrijnë sot këtë gradë,” thotë Skelly për Zërin e Amerikës. “Prandaj është nder i madh dhe shumë njerëz e vlerësojnë shumë”.

Mbi 2.4 milionë të rinj si Skelly kanë arritur të marrin gradën Shqiponja-Skaut në historinë e organizatës. Por në një të ardhme të afërt, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat do të përfshihen në radhët e këtij grupi të përzgjedhur.

“E shoh si një evolim të natyrshëm,” thotë Skelly. Familja e tij ka investuar shumë në organizatën Skauts. Ai dhe bashkëshortja, Megan i filluan karrierat si drejtues të degës së organizatës në Ilinoi, në fund të viteve 1990.

Ai nuk punon më për Skauts, por gjurmët që ka lënë organizata në formimin e tij duken edhe sot.

Skelly jeton në qytetin e W.D. Boyce, themeluesi i organizatës Skauts. Skelly është anëtar i bordit të Muzeut të Otavës për Historinë dhe Skautët në këtë qyet ku mund të mësosh për rolin e zotit Boyce në krijimin e kësaj organizate në Shtetet e Bashkuara në bazë të shembullit që ai kishte parë në Britani.

Skelly thotë se vendimi për të pranuar vajza në Boys Scouts, që tradicionalisht ka qenë një organizatë vetëm për djem, nuk është për t’u çuditur pasi vajzat prej kohësh janë përfshirë në programe të tjera të lidhura me skautët, si Skautët e Eksplorimit:

“Vajzat kanë qenë pjesë e programeve të skautëve për moshat 14 vjeç e sipër për një kohë të gjatë,” thotë ai.

Por vendimi, që përbën një ndryshim të dukshëm në organizatë, u pasua me kritika nga shumë grupimeve, ndër të edhe nga Girl Scouts, organizata si-motër me pjesëmarrjen e vajzave.

Skelly pohon se ka anëtarë në Boy Scouts që nuk janë në favor të ndryshimit, por s’ka asgjë për t’u çuditur:

“Më kujtohet kur në vitet 1980 gratë nuk lejoheshin të kishin role udhëheqëse në organizatë. Pasi u ndryshua kjo praktikë shumë veta shprehën shqetësim se gjërat do të merrnin për keq, por në fakt programi u forcua. Kjo ndodhi edhe me programin Rotary, kur filloi të lejonte gra si anëtare në organizatë. Mendoj se ndryshimi duhet lejuar në një organizatë”.

“Nuk pata kurrë probleme,” tregon Mollie Perrot, e para grua që u bë udhëheqëse e një grupi skautësh në Ilinoi në fund të viteve 1980.

Tani zonja Perrot punon si drejtoreshë ekzekutive e Muzeut të Otavës për Historinë dhe Skautët. Ajo nuk është krejt e bindur se themeluesi i organizatës, zoti Boyce, i cili vdiq në 1929 do t’i kishte mirëpritur këto ndryshime. Por ajo shton se megjithë ndryshimet, fryma dhe parimet e organizatës mbeten të njëjta si në kohën kur u themelua.

“E thoja gjithmonë kur udhëhiqja grupe skautësh se nëse arrij t’i mësoj një fëmije si të jetojë në përputhje me frymën e skautëve, do të kisha ndihmuar dikë të bëhej një prej qenieve më të mrekullueshme në faqe të dheut. Nëse arrijmë t’u mësojmë edhe vajzave parimet e skautëve, aq më mirë,” thotë zonja Perrot.

Skelly thotë se organizata Boys Scouts ka ende punë përpara që të bëhet e hapur dhe mikëpritëse për vajzat, por ai thotë se ky moment ofron mundësi të reja për familjen e tij që të ndihmojnë në këtë proces:

“Më ofron mua mundësi që të punoj me programet skaut dhe që një ditë edhe vajza ime të bëhet anëtare”.

Kjo mundësi për vajzën e Skelly-it dhe për çdo vajzë tjetër do të jetë e hapur në fund të vitit 2018.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ndikojnë temperaturat e ulëta në shëndetin tonë?

Tashmë dimri ka ardhur. Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur?...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.