Edi me Lindën: Një mesazh dhe një kostum i ri në Ditën e Europës



Në Ditën e Europës, Ministria e Integrimit organizoi një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që reforma në drejtësi të votohet në parim që sot.

“Uroj që sot të votohet në parim drafti i reformës në drejtësi. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe nuk do të jetë e vështirë të ketë dakordësi mes partive. Pika që bëhet objekt diskutimi dhe që shumëkush e mori si amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë, tregon që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm. Sot është dita për të folur për Europën dhe është një 9 maj i duhur për ne sepse jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama.

Ndërsa ministrja Klajda Gjosha theksoi se “ndodhemi në zonën tranzit, për të arritur në destinacionin BE”, duke shtuar se “nëse nuk përmbushim 5 prioritetet kyçe, nuk do të arrijmë në destinacion”.

Gjosha i bëri thirrje edhe politikanëve që të miratojnë reformën në drejtësi: “Nuk duhet të mbetemi përjetësisht në këtë tranzit”.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, ishin të pranishëm në një koncert me rastin e Ditës së Europës.

Rama kishte veshur një kostum ndryshe.

Rama dhe Linda1Rama dhe Linda2Rama dhe Linda3Rama dhe Linda4Rama dhe Linda5

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Reflektimi i Bashës: Në zgjedhje do shkojmë me qeveri teknike

Kreu i PD Lulzim Basha tha se në zgjedhje do të shkohet...
Read More