Edi Rama po paguan kostot e propagandës së Reformës në Drejtësi

Nga Ervis Iljazaj

Çështja Tahiri, përtej fatit ligjor, me siguri do të ketë ndikimin e saj dhe në fatin politik të vendit. Përtej debatit për sa i përket përgjegjësisë juridike dhe penale të Saimir Tahirit, është e qartë tashme që kjo histori do të ndikojë dhe politikën shqiptare. Ndoshta ka filluar ta ndikojë atë që tani, duke parë situatën.

Nëse kjo çështje ligjore do të ketë një ndikim te politika në afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë kjo mbetet për t’u parë, por raste të dimensioneve të tilla, nuk mund të lënë pa përfshirë dhe politikën brenda tyre, në mos e ka përfshirë që tani pa i ditur ende fundin kësaj historie.

Edi Rama dhe Partia Socialiste, është apo nuk është Saimir Tahiri i fajshëm, në këto momente, duke u nisur nga perceptimi dhe presioni publik është duke paguar kostot e propagandës së Reformës në Drejtësi. Partia Socialiste është forca politike, që është investuar më shumë se kushdo forcë tjetër për të reformuar drejtësinë në këtë vend. Është investuar si në politikën e brendshme, po ashtu dhe në atë të jashtme në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Jo vetëm kaq, por vetë Edi Rama në vetë të parë, ka qenë sponsorizuesi më i madh i Reformës në Drejtësi, dhe e ktheu atë të paktën publikisht si sfidën kryesore të tij, duke e bërë pothuajse një çështje personale.

Në këtë kuptim, nuk ka rëndësi nëse Saimir Tahiri është apo jo i pafajshëm, për Ramën kjo përbën një kosto të padiskutueshme, si pasojë e presionit publik që ka ai tashmë për vënien e drejtësisë në vend.

Prandaj, në këtë konflikt midis pushtetit gjyqësor, veçanërisht prokurorisë dhe pushtetit politik ka dy paradokse të cilat bëjnë që kjo çështje të jetë e vështirë të zgjidhet, të paktën për sa i përket besueshmërisë të publikut kundrejt këtyre dy pushteteve, duke qenë se në aspektin juridik dhe teknik të çështjes është vështirë të gjykohet nga masat e shoqërisë.

Pikës së pari, duket qartë që puna e prokurorisë në të gjithë këtë histori është e dështuar. Është absurde të mendosh që Shqipëria nga të gjitha të dhënat ndodhej në një situatë kanabizimi të plotë dhe ku lulëzonte trafiku ndërkombëtar i lëndëve ndërkombëtare, prokuroria shqiptare, që paguhet me taksat e qytetarëve për këtë punë, nuk ka as edhe një emër në hetim për të këtë çështje. Dhe kërkesa për arrestimin e deputetit Tahiri erdhi si pasojë e përgjimeve që ishin zhvilluar nga kolegët e tyre italianë. Nuk është e mundur që shumë prej strukturave të policisë së shtetit, me të gjitha gjasat, janë të implikuara në këtë histori, dhe nuk ka asnjë prej tyre të akuzuar nga prokuroria.

Nga ana tjetër, mazhoranca politike ndodhet përballë një fenomeni që e bën atë të kapërdijë të gjithë propagandën politike që ka bërë para se të shfaqej rasti Tahiri. Edi Rama, për këtë arsye ndodhet në vështirësi të madhe politike. Nuk ka rëndësi për politikën nëse Tahiri është i fajshëm apo jo. Ndoshta Tahiri nuk ka asnjë përgjegjësi, të paktën ligjore në trafikimin e lëndëve narkotike, por perceptimi i opinionit publik ndaj politikës funksion me logjikë tjetër.

Tashmë është krijuar ideja që kjo mazhorancë nuk është aq e vërtet sa dukej në vullnetin për të reformuar drejtësinë në këtë vend, ndryshe nga ideja që ishte krijuar në opinion publik përpara rastit Tahiri.

Për këto arsye, besueshmëria ndaj politikës dhe drejtësisë, është në nivele të ulëta në opinionin publik. Fakt i cili po krijon ngërç në zgjidhjen e rastit në fjalë. Andaj, duket e vështirë se do të zgjidhet ky konflikt në favor të së vërtetës. Publiku kërkon të vërtetën, gjë e cila duket pothuajse e pamundur në këtë histori.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A do ta marrë Kadare sot Nobelin?

Nga Alda Bardhyli A do të dëgjohet sot para mesditës zilja e...
Read More