Edita Tahiri në UET: Shqiptarët nuk mund të jetojnë të ndarë nga të tjerët përjetësisht



edita tahiri uet fotoMinistrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, tha se nëse nuk ka njohje reciproke mes dy shteteve, nuk do të ketë as paqe dhe as normalizim të marrëdhënieve. Ajo theksoi se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i pari në këtë kuadër.

Nga Aula Magna e Universitetit Europian te Tiranës, ministrja Tahiri tha se as marrëdhëniet me Shqipërinë, në shekullin e vështirë të copëtimit të tokave shqiptare përtej kufirit, nuk kanë qenë më të mirat. Tragjedia e ndarjes në dy anët e kufirit – shpesh edhe familjare – solli te shumë shtëpi shqiptare atë që ministrja e quajti si përvoja e “murit i Berlinit” – privim dhe mall. Ministrja nuk harroi të theksonte se me gjithë kthesën e madhe që bënë shqiptarët në të dy anët e kufirit në fund shekullin XX – fillim shekullin XXI, ende nuk është bërë aq sa për të mos u konsideruar dy shtete të ndryshme. Vitet e fundit, kur mundësia për të intensifikuar marrëdhëniet ka qenë më e lartë, lidhjet e mira në shumicën e rasteve, mbeten në kuadër vizitash dhe nuk materializohen në zbatime marrëveshjesh.

“Vizioni ynë i fuqizimit të kombit nëpërmjet zbatimit të këtyre marrëveshjeve”, – theksoi Edita Tahiri – “është euroatlantik!”

“Por nuk mund të ketë një projekt të përbashkët mes nesh, nëse organizimet nuk i kemi në nivelin e projektit” – vazhdoi ministrja. “Proceset ndërkombëtare në Ballkan nuk dihet si do të shkojnë. Ne sigurisht që po punojmë për këtë hartë ekzistuese të Ballkanit. Po punojmë në kohë afatgjatë për forcimin ekonomik dhe ligjor të shteteve tona. Vetëm pas kësaj, ne mund të jemi të hapur përballë botës për të paraqitur projekte më të mëdha. Nën këtë frymë, porosia ime është se gjenerata e re duhet ta dijë që ne nuk mundemi të jetojmë përgjithmonë në këto gjashtë shtete. Ndarja jonë është bërë prej të tjerëve.”

Sa iu përket raporteve Kosovë-Serbi, ministrja Tahiri tha se ky nuk është procesi i parë negociator me Serbinë. Më herët, pala kosovare ka biseduar me atë serbe në konferencën e Rambujesë, si dhe në bisedimet e Vjenës për statusit e Kosovës, në vitet 2006-2007 – të dyja pa rezultat.

“Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, filluam dialogun e Brukselit, i cili është përpjekja e tretë për ta nxjerrë me sukses këtë proces. Dialogu duhet të rrumbullakësohet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Teza jonë është se nëse nuk ka njohje reciproke mes dy shtetesh, nuk ka as paqe dhe as normalizim të marrëdhënieve” – theksoi Edita Tahiri, përpara studentëve e pedagogëve të UET.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Sa keq, emigrantët po ikin!

Fshati Sumte në Gjermani u bë simbol i debateve për krizën e...
Read More