Egjipt: Sulm tjetër vdekjeprurës kundër një kishe

kisha1491746165

Dy kisha të popullatës kopte në Egjipt janë sulmuar dje, me ç’rast janë vrarë gjithsej 36 vetë.

Sulmet u ndërmorën, derisa besimtarët e krishterë i kanë filluar festimet për Pashkë.

Nga sulmi i dytë para një kishte në Aleksandri janë vrarë 11 vetë dhe plagosur 35 të tjerë, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë e Egjiptit.

Kisha Kopte e Egjiptit tha se Papa Towardos i Dytë ishte i pranishëm në meshën e sotme në këtë kishë, kanë raportuar mediat.

Ky sulm me bombë ndodhi disa orë pas eksplodimit në një kishën tjetër kopte në qytetin Tanta, me ç’rast u vranë 25 vetë dhe u plagosën 60 të tjerë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme.

Në Egjipt jeton një popullatë e krishterë, që përbënë 10 % të popullatës së tërësishme dhe ajo rregullisht është sulmuar nga ekstremistët islamikë.

]Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një një sulm me bombë në katedralen më të madhe kopte në kryeqytetin, Kajro, janë vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur 49 persona të tjerë.

Papa Françesk, i cili në fund të këtij muaji do ta vizitoj Egjiptin, e ka dënuar sulmin e sotëm vdekjeprurës në Tanta dhe ka shprehur “ngushëllime të thella” për të gjithë egjiptianët dhe për liderin e Kishës Kopte.

Papa tha se e ka lutur Zotin “që t’i ndryshoj zemrat e atyre që përhapin terror, dhunë dhe vdekje, dhe po ashtu, zemrat e atyre që prodhojnë dhe trafikojnë armatim”.

Sheiku i madh, Ahmet al-Tayeb, lider islamik sunit, po ashtu, e ka dënuar këtë sulm, duke e cilësuar si “sulm i neveritshëm terrorist, që për cak i kishte jetët e personave të pafajshëm”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Koreja V. kundërshton akuzat e SHBA-së për sulm kibernetik

Një zëdhënes i ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore ka thënë se...
Read More