Egjiptiani merr peng e lidh me zinxhirë marinarët shqiptarë, kërkon 70 mijë euro

anijaShtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam dyshohet se ka marrë peng peshkarexhën “Çelepia 2” bashkë me dy marinarë shqiptarë. Shfaqen fotot e një prej pengjeve me këmbë e duar të lidhura. Anija u nis më 18 qershor nga Porti i Durrësit për peshkim në ujërat tonë, por dyshohet se ndërroi kurs dhe ndodhet në Portin e Aleksandrisë. Dyshimet për një pengmarrje të vërtetë apo rreng? Familjarët në ankth.

Merret peng nga marinari egjiptian peshkarexha me dy peshkatarë shqiptarë në bord. Anija e peshkimit “Celepia 2” e zhdukur që prej mesnatës të së martës, u mor peng nga shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam, 30 vjeç. Në fillim u duk si një lëvizje normale e peshkarexhës, por më pas ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë dhe Sallam kërkon 70 mijë euro në mënyrë që të lërë të lirë dy peshkatarët shqiptarë. Që çështja është serioze duket edhe nga një foto e orëve të fundit të pasdites së djeshme, ku shfaqet marinari shqiptar i lidhur me zinxhirë në këmbë, ndërsa duart i ka të shtrënguara me tel. Motorrist Luan Mema dhe kapiten Dhimitër Malja janë dy marinarët shqiptarë që dyshohet se janë marrë peng nga Muhamet Sallam. Nuk dihet nëse kjo është një pengmarrje e vërtetë nën kërcënim serioz, apo një aventurë për të përfunduar me ca para në duar. Edhe pse është këmbë e duar i lidhur, marinari shqiptar në fytyrë nuk tregon frikësim, ndaj po hetohet çdo mundësi në lidhje me rrëmbimin e peshkarexhës nga 30-vjeçari egjiptian, që kërkon 70 mijë euro për të lënë të lirë si marinarët ashtu edhe peshkarexhën. Pengmarrësi egjiptian, pretendon se pronari i peshkarexhës, Murat Çelepia, i ka një borxh prej 70 mijë eurosh dhe nuk ia ka kthyer. Gjithsesi i marrë në pyetje nga strukturat e rendit, Murati ka mohuar t’i ketë borxh këtë shumë Sallam dhe nuk ka dhënë shpjegime më shumë në lidhje me këtë veprim të papritur të 30-vjeçarit. Policia dhe autoritetet portuale të Durrësit e konfirmojnë se anija është nisur më datë 18 qershor nga Porti i Durrësit me lejen përkatëse për të peshkuar në ujërat tona territoriale, por ka humbur çdo kontakt me qendrën dy netë më parë. Dyshohet se peshkarexha ka ndërruar kurs në mënyrë të papritur, duke kaluar në ujërat ndërkombëtarë, ndoshta me synim një nga portet e Egjiptit. “Më datë 22 qershor 2016 rreth orës 10:00 shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës, duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me ngjarjen. Situata është mjaft e rëndë në familjet e dy marinarëve shqiptarë, pasi nuk kanë asnjë dijeni si mund të shkojë udhëtimi i tyre. Nuk dihet nëse rrëmbimi është bërë nën kërcënim me armë, apo gjatë rrugës ka ndodhur diçka e papritur. Ajo që tashmë  është e qartë mbetet se peshkarexha nuk gjendet në hapësirën tonë detare. Dy motovedeta të Rojes Bregdetare Shqiptare kanë patrulluar gjithë zonën, por nuk kanë konstatuar asnjë shenjë të peshkarexhës “Çelepia 2”. Tashmë po shihet edhe një bashkëpunim me autoritetet portuale të vendeve të tjera ku mund të dyshohet se do mbërrijë peshkarexha. Furnizimi i saj me karburant nuk ia lejon një udhëtim shumë të gjatë dhe do e ketë të nevojshme të kryejë ndalesë të detyruar në një nga portete jashtë vendit. Një tjetër problem mbetet se peshkarexha nuk ka të instaluar sistemin “GPS” (xhipies), dhe kjo e bën të vështirë të përcaktohet vendi i ndodhjes. Ndërsa komunikimi me radio prej dy ditësh rezulton i shkëpurur qëllimisht nga ana e Sallam.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Rama e Basha takohen sot

  Tashmë është e konfirmuar: Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës...
Read More