Holta Heba: Egoizmi i pakontrolluar i prindërve, përballë ëndrrave të fëmijëve

Nga Holta Heba* – Komunikimi më fëmijët është më delikati por edhe më i vështiri. Heba shkruan se prindërit kthehen në arkitektë të ëndrrave të tyre, duke ndjekur në fakt egoizmin e tyre

Ti duhet të jesh i pari! Është një shprehje që të gjithë ne prindërit “egoistë për fëmijët” e përdorim shpesh në komunikimin me ta. Përpiqemi gjithnjë të japim më të mirën e mundshme te fëmijët tanë. Në një formë apo në një tjetër, ata gjenden gjithnjë të rrethuar me dashuri nga ne prindërit. Duke dashur të bëhen më të mirë se ne, në mënyrë deri diku të pavetëdijshme u imponojmë gjëra që as vetë nuk i kuptojmë nëse janë të duhura apo jo. Sigurisht janë pjesë e jona sepse janë krijesa tonat, por kurrsesi nuk mund të krijohen dhe formohen totalisht si ne.

Është e vërtetë se botën e tyre e ngrenë mbi botën tonë, por ajo nuk mund të jetë plotësisht e ngjashme me tonën.

Fëmijët janë e ardhmja dhe e ardhmja nuk mund të jetë e mirëperceptuar dhe e mirëgatuar vetëm nga ne, për aq kohë sa gjithçka është në zhvillim e sipër.

Le t’i lëmë të lirë në botën e tyre, dhe të përpiqemi t’i kontrollojmë duke u bërë njësh me ta. Egoizmi ynë i pakontrolluar që fëmija të jetë i pari dhe i vetmi, na shtyn të gabojmë ndonjëherë, duke kërkuar gjëra që as vetë nuk do t’i bënim dot e jo më fëmijët. Sa herë bisedojmë ne prindërit me njëri-tjetrin dhe mburremi me bëmat e fëmijëve, duke e ruajtur me fanatizëm egoizmin tonë se ai shkëlqen dhe në një të ardhme do të jetë vetëm i pari.

U kërkojmë pafund dhe harrojmë t’i dëgjojmë. Me parimin se duhet të jemi shembull për ta, përpiqemi t’u imponojmë çdo mënyrë sjelljeje, të foluri, të menduari dhe çdo ëndërr tonën ndoshta dikur të parealizuar, të cilën duam ta shohim të veshur tek ata. Mos ndoshta gabojmë që kërkojmë kaq shumë tek ata, të cilët ende nuk e kanë thurur ëndrrën e vërtetë të tyren? Mos ndoshta egoizmi ynë prindëror na shtyn që t’iu komunikojmë një ëndërr tonën dhe jo të tyren.

Përpiqemi t’ua plotësojmë dëshirat dhe njëkohësisht kërkojmë që edhe ata të na e plotësojnë dëshirën duke shkëlqyer kudo, mirëpo harrojmë faktin se sa kemi shkëlqyer vetë dhe kështu vazhdojmë t’u imponojmë ëndrra tonat që nuk u përkasin ëndrrave të tyre. Ne prindërit vazhdojmë të ëndërrojmë dhe mirë e bëjmë, por nuk duhet t’i imponojmë fëmijëve ëndrrat tona.

Komunikimi me ta duhet të na bëjë që ne të rriturit të ndryshojmë gjuhë dhe jo ata. Le të flasim dhe sillemi ne si ata, pasi të gjithë kemi brenda vetes atë fëmijën kureshtar me plot dëshira dhe ëndrra dhe jo ata si ne, duke shmangur kështu dëshirën që ata t’i shohim si të rritur. Çdo gjë në momentin e duhur. Sa shumë përpiqemi ne prindërit që etapa apo situata e fenomene të ndryshme të jetës t’ua mësojmë në kohën e duhur, por ja që të futet një “dreq televizori” apo një “dreq interneti” dhe fëmija ballafaqohet me një realitet të pashpjeguar më parë nga ne dhe që ne e kemi menduar t’ua sqarojmë ndoshta në një kohë të dytë.

Kjo jetë që ecën me ritme kaq të shpejta, nuk na jep kohë të jemi dëgjues të mirë në komunikimin me fëmijët dhe bëhemi vetëm folës e stërfolës tepër të mirë. Duke qenë pjesë e përditshmërisë sonë, ata dëgjojnë edhe gëzimet dhe hallet tona. Mundohemi pafundësisht që të mos i bëjmë pjesë të problemeve tona dhe u tregojmë se gjithçka është në rregull, por harrojmë se inteligjenca e tyre kap çdo detaj.

Nuk duam t’i ballafaqojmë kaq herët me të vërteta të shëmtuara të vetë jetës dhe i gënjejmë apo mundohemi t’ua zbukurojmë realitetin, duke iu treguar se “jeta është fushë me lule”. Harrojmë ne prindërit se fëmijët që po rrisim nuk i takojnë brezit tonë të dikurshëm, kur çdo fëmijë është rritur me çelës në qafë dhe nuk kishte nevojë të shoqërohej për në shkollë, apo për kalimin nga një trotuar në tjetrin. Nuk është më koha kur prindërit na mësonin se nëse mësuesi të qëllonte në faqen e majtë, ti duhej t’i zgjasje dhe të djathtën. Me gjithë këto ligësi që dëgjojmë, në mënyrë të paqëllimshme po i mbysim me frikërat tona. “Mos këtu!” dhe “Mos aty”! Realitet e ndryshme që për çështje kohe apo pamundësie nuk mundemi t’ua tregojmë dhe justifikohemi me faktin se është ende herët për t’ua komunikuar, apo një ditë do ta kuptojnë.

Prindër të kujdesshëm? Patjetër që po! Në çdo moment duhet të kemi në kontroll jetën e fëmijëve tanë, por jo ëndrrat e tyre. Le t’i lëmë që ëndrrën e tyre për të ardhmen, ta krijojnë vetë. Të mos bëhemi ne arkitektët e një të ardhmeje që nuk na takon. Ne u komunikojmë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për jetën, në mënyrë që të mos gabojnë në zgjedhjet e tyre, por në asnjë moment nuk mund t’iu imponojmë ndërtimin e së ardhmes që do të dëshironim ne për ta dhe jo ata për veten e tyre. Duke dashur t’i kemi të parët kudo, më të aftët dhe më të dalluarit, iu imponojmë vetëm ndjenjën e parehatisë dhe largimin nga lodrat. Po, ti do të jesh i pari dhe unë do të të përkrah, por në të ardhmen e dëshiruar nga ti dhe jo nga unë!

*Universiteti Europian i Tiranës

Shkruar Nga
More from revista mapo

Të rregullosh të çrregulltit

Nga Ervis Iljazaj  Nëse duam vërtet një sistem demokratik dhe funksional për...
Read More

3 Comments

  • My wife and i got very thrilled Michael managed to round up his survey using the ideas he was given in your weblog. It is now and again perplexing to just choose to be releasing tactics that many many others have been making money from. We see we have the website owner to appreciate because of that. These illustrations you have made, the easy blog menu, the friendships your site help instill – it’s got most superb, and it’s letting our son in addition to our family understand the article is excellent, which is extremely fundamental. Thank you for the whole lot!

  • Needed to post you the tiny word to say thanks yet again over the remarkable tactics you’ve featured above. This is simply tremendously generous of people like you to supply unhampered just what most of us would’ve distributed for an e-book to help with making some profit on their own, particularly given that you might have tried it if you ever considered necessary. These thoughts likewise served as a fantastic way to be aware that some people have the identical desire really like my personal own to see great deal more around this issue. I am certain there are lots of more fun instances up front for folks who find out your blog post.

  • My wife and i have been now fulfilled when Peter managed to finish up his basic research by way of the precious recommendations he grabbed through your web pages. It’s not at all simplistic to simply possibly be giving away facts which often people today have been making money from. Therefore we acknowledge we have got the blog owner to give thanks to for that. The entire explanations you have made, the easy blog menu, the friendships you can give support to promote – it’s mostly excellent, and it is letting our son and us recognize that the content is brilliant, which is pretty essential. Thanks for the whole thing!

Leave a Reply

Your email address will not be published.