Ekspertiza mjekoligjore vërteton se 16-vjeçari i cili humbi jetën natën e ndërrimit të viteve është vrarë me një plumb në kokë.
Ekspertët mjeko ligjorë kanë gjetur plumbin në kokën e adoleshentit Klajdi Gjeta, nga Sanxhaku i Kurbinit. Djali kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre kur u qëllua nga një plumb në kokë
Plumbi do të analizohet për të parë nëse ka dale nga kallashnikovi me të cilën kanë qëlluar tre të rinjtë e arrestuar sot. Të arrestuar janë: Alban Lika, 25vjeç, Ernis Lika, 20vjeç, të tre banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në naten e ndërrimit të viteve. Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku humbi jeten edhe Klajdi.